Netanyahu pretendon sërish se SHBA-ja po vonon dërgesat e armëve

Netanyahu pretendon sërish se SHBA-ja po vonon dërgesat e armëve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të tij të dielën që po vërehet “rënie dramatike” në dërgesat e armëve amerikane për përpjekjet e Izraelit në luftën në Gazë. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka mohuar këtë pretendim ditë më parë. Deklarata e Netanyahut është parë si shenjë për rritje të tensioneve […]

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të tij të dielën që po vërehet “rënie dramatike” në dërgesat e armëve amerikane për përpjekjet e Izraelit në luftën në Gazë.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka mohuar këtë pretendim ditë më parë.

Deklarata e Netanyahut është parë si shenjë për rritje të tensioneve mes dy vendeve aleate.

Netanyahu i ka thënë kabinetit të tij se mungesat e para janë vërejtur katër muaj më parë, pa përmendur diçka konkrete, dhe se “disa pajisje kanë arritur në mënyrë sporadike, mirëpo municionet kanë mbetur mbrapa”.

Mospajtimet mes dy vendeve kanë të bëjnë me luftën në Gazë, kryesisht lidhur me qasjen e izraelitëve në këtë konflikt dhe për sigurinë e palestinezëve atje.

Presidenti Biden e ka vonuar dërgimin e disa bombave të rënda qysh prej majit, mirëpo administrata e tij i ka hedhur poshtë deklaratat e Netanyahut se bëhet fjalë edhe për dërgesa tjera.

“Pas asaj që kam dëgjuar në ditët e fundit, shpresoj dhe besoj që kjo çështje do të zgjidhjet shpejt”, ka thënë të dielën Netanyahu, pa dhënë më shumë hollësi.

Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka udhëtuar në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të lartë.

Lufta në Gazë, e nxitur nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – më 7 tetor në jug të Izraelit, ka sfiduar marrëdhëniet Izrael-SHBA, si kurrë më parë.

Në atë sulm janë vrarë rreth 1.200 izraelitë dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Ndonëse SHBA-ja ka thënë se mbështet fuqishëm synimet e Izraelit për lirim të pengjeve dhe mposhtje të Hamasit, autoritetet amerikane janë të shqetësuara për numrin e viktimave palestineze dhe krizën humanitare të krijuar prej luftës./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?