Mungesa e rezultateve për të pagjeturit, Kosova paralajmëron palën serbe

Mungesa e rezultateve për të pagjeturit, Kosova paralajmëron palën serbe

Muret e zyrës së tij nuk janë aq të mëdha për t’i bërë vend të gjithë të pagjeturve, për fatin e të cilëve nuk dihet që nga lufta në Kosovë. Bajram Qerkini kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë të  Jugut, nuk heziton të shprehë zhgënjimin në secilin rast që i vie për temën […]

Bajram Qerkini kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë të  Jugut, nuk heziton të shprehë zhgënjimin në secilin rast që i vie për temën e të pagjeturve.

Pritjet që kishin nga një dakordim në bruksel, po shkojnë duke u zbehur.

“Me dy u bë një vitë që kemi prit që ka mu realizu dicka nga marrëveshja, por që nga ajo u ngri komplet procesin e personave të pagjetur dhe informimi është I dobët, këtë pyetje e bajnë familjarët cdo ditë”, ka deklaruar Bajram Qerkini, Kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”.

Përderisa gërmimet nuk u bënë në Serbi, ato u bënë në disa lokacione brenda Kosovës.

Prizreni, Suhareka, Skenderaj, Podujeva e Mitrovica, ishin disa prej komunae ku u bënë gërmime vlerësuese.

 

Andin Hoti, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhduku, thotë se përkundër kërkesave të parreshtura në drejtim të Brukselit, nuk ka pasur rezultate përkitazi me informacionet e kërkuara nga Serbia.

“Me 31 janar është mbajt një takim më grupet punuese edhe e kemi ripërserit kërkesën tonë të cilen ja kemi dërguar edhe zotërit Borrel edhe Lajcakut. Kemi kërkuar arkivat e informacione të brigades 37 për krimet e që kanë operuar në Drenicë, deri tash nuk kemi marr as një përgjigjje nga asnjëra palë”, ka deklaruar Andin Hoti -Kryetar i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur.

Në po atë takim, mes dy palëve më ndërmjetësim të ndërkombetarëve, ishte arritur të listohen edhe 15 loakcione dhe raste që pretendohet të rikthehen për gërmim në Serbi, por edhe pas gjashtë muajsh.

Në fillim të muajit të ardhshëm, do të ketë një takim të ri, para të cilit Hoti që edhe udhëheq delegacionin kosoar për çështjen e personave të pagjetur, ka një paralajmrim.

“Është thirrur një takim më 2 korrik me dy delegacionit, ajo cka kemi bërë të qartë Beogradit dje,  është që ky mos veprim po rrezikon në tërësi procesin. Nëse nuk arrijmë të marrim as një gjë nga pala Serbe si informacion, unë nuk e shoh të arsyeshme mu vazhdu takimet më palën serbe ”, ka thënë Hoti.

Deklaratat për të pagjeturit është arritur mes Kosovës e Serbisë në fillim të muajit maj të vitit të kaluar, që ndër të tjera përfshinë edhe hapjen e arkivave për informacione për të zhdukurit brenda periudhës janar 1998-deri më 31 dhjetor të vitit 2000./Dukagjini/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?