Muja pasi u denoncua për kërcënim: Është kojshi i imi, i përcjellë fëmijët edhe familjen time

Muja pasi u denoncua për kërcënim: Është kojshi i imi, i përcjellë fëmijët edhe familjen time

Gazeta Sinjali raportoi se deputeti i VV-së, Armend Muja, është denoncuar për kërcënim. Muja ka folur në lidhje me këtë rast për Sinjalin. Sipas Mujës, nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi, por bisedë, për siç thotë ai, cenimin e privatësisë nga ky person ndaj tij dhe familjes të tij. “S’po di për çfarë kanosje. Jo jo, […]

Gazeta Sinjali raportoi se deputeti i VV-së, Armend Muja, është denoncuar për kërcënim.

Muja ka folur në lidhje me këtë rast për Sinjalin.

Sipas Mujës, nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi, por bisedë, për siç thotë ai, cenimin e privatësisë nga ky person ndaj tij dhe familjes të tij.

S’po di për çfarë kanosje. Jo jo, çfarë kanosje, s’bohet fjalë. Ky është një raportim që unë do ta bëj ndaj tij. S’kom pasë kurrfarë rasti me të. Unë do ta raportoj se nuk ka pasur kanosje aty. Ai po e cenon privatësinë tonë si familje. Kjo është ajo çfarë i thash. S’bëhet fjalë për kanosje. I njëjti po e cenon privatësinë dhe i thash se do ta raportoj në Polici. Kaq ka pasë.” – tha Muja.

Tutje, deputeti u shpreh se personi në fjalë po i përcjellë në vazhdimësi fëmijët dhe gjithë familjen, e madje edhe po i filmon – duke shtuar sërish se do ta raportojë ai të njëjtin.

“Motivet e tij janë të cilat unë dyshoj, ky është kojshi, m’i përcjellë fëmijët edhe familjen tem, incizon kah të shkojnë, më incizon mua, ka vendosë kamerë në banesën e tij… kjo është çfarë i thash, se kjo nuk i lejohet. S’merrna unë me këto punë, por po cenohet privatësia. Për motive të ulëta, ne jemi deputetë, por jo familjet tona. Kaq..”

Ndryshe, sipas Sinjalit, Muja i ishte drejtuar një qytetari në rrugë me një gjuhë të ashpër.

Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… (emri dhe mbiemri që s’do t’i publikohet për momentin), o shikofc i bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, thonë tutje të njëjtat burime.

Viktima ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës.

Pasi janë marrë informacionet e para për rastin, Prokurori i Shtetit ka vendosur që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?