Minatorët e Trepçës thirrje Qeverisë: Të na zgjidhet problemi i pagave

Minatorët e Trepçës thirrje Qeverisë: Të na zgjidhet problemi i pagave

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një postimi në Facebook, kanë reaguar për siç thonë ata vonesat e pagave. Ata kanë theksuar se prej kohësh po ballafaqohen me problemin elementar të punës, mos ekzekutimin e pagës me kohë. Në reagim ata kanë thënë se është bërë traditë që menaxherët dhe drejtuesit e “Trepça […]

Në reagim ata kanë thënë se është bërë traditë që menaxherët dhe drejtuesit e “Trepça Sh.A.”, problemet me mos punën e tyre, t’i adresojnë te minatorët, duke tentuar që vazhdimisht fajin kryesor për dështimin e ndërmarrjes tua hedhin minatorëve.

“Për ironi të fatit përpjekjet tona të vazhdueshme për të kërkuar kushte me të mira pune dhe investime, injorohen nga të gjitha  institucionet, punë e cila para së gjithash është detyrë dhe obligim i menaxhmentit dhe vet qeverisë!!!”, thuhet në reagimin e minatorëve.

Sipas tyre sot menaxhmenti i ndërmarrjes përmes një postimi ne rrjete sociale është munduar të shantazhoj, frikësoj  dhe etiketoj minatorët si bojkotues dhe sabotues të punës, të cilët në mënyrë të kundërligjshme e pengojnë procesin e punës.

“Qasja e tillë fyese, joprofesionale dhe duke tentuar që të shantazhoj minatorët jo vetëm që është e papranueshme, por minatorët duan KËRKIM FALJE PUBLIKE nga menaxhmenti. Por ta dini se minatorët nuk mund ti shantozhoni e as ti frikësoni, asnjëherë. Pretendimet për ngecje në prodhim janë të paqëndrueshme. Ndërsa joprofesionalizmi dhe padijenia totale e këtij menaxhmenti janë evidente dhe s’duan koment”, thuhet tutje.

Tutje Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, kanë thënë se muajin që lamë pas kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme në prodhim, krahasuar me kushtet ekstrem të vështira të punës.

“Por ju zotri “Kryeshef”- menaxhment nuk e keni realizuar misionin për të cilin jeni mandatuar. Andaj nuk është e ndershme e as njerëzore që dështimin tuaj ta faturoni dikund tjetër. Duhet të merrni përgjegjësin për dështimet dhe dëmtimin e minierës”, thuhet në reagim.

Përmes këtij reagimi Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të gjejnë një zgjidhje për evitimin e problemeve financiare në ndërmarrjen Trepça Sh.A..

“Në këtë situate në të cilën ndodhemi lusim institucionet e Republikës së Kosovës (qeverinë) që të gjejnë një zgjidhje për evitimin e problemeve financiare në ndërmarrjen Trepça Sh.A., duke bërë investime kapitale në ndërmarrje, si e vetmja rrugë dalje nga kaosi dhe problemet serioze në të cilat ndodhet ndërmarrja”.

Po ashtu është theksuar se situata e rëndë në ndërmarrje kërkon reagim të shpejt dhe qasje serioze, si përpjekje për të shmangur problemet e vazhdueshme, dhe se siç e kanë cekur ekzekutimi në kohë dhe i plotë i pagave për minatorët, është obligim dhe detyrë e institucioneve përgjegjëse, andaj edhe kërkojmë realizimin e tyre menjëherë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?