Lajçak nuk ndalet, deri në fund të mandatit do të merret me dialogun Kosovë-Serbi: S’po shkoj askund

Lajçak nuk ndalet, deri në fund të mandatit do të merret me dialogun Kosovë-Serbi: S’po shkoj askund

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak tha se nuk është afër fundit të mandatit të tij si i ngarkuar për t’u marrë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Puna ime vazhdon” dhe “nuk do të shkoj askund”, i tha ai platformës “sbunker”, ku tregoi se po punon për hapat e ardhshëm në […]

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak tha se nuk është afër fundit të mandatit të tij si i ngarkuar për t’u marrë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Puna ime vazhdon” dhe “nuk do të shkoj askund”, i tha ai platformës “sbunker”, ku tregoi se po punon për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut.

“Ndoshta nuk jam aq afër fundit të mandatit tim sa mendohej fillimisht. Pra, ajo që mund të them është se puna ime vazhdon. Unë nuk do të shkoj askund së shpejti. Nuk jam ende në disponim për t’i dhënë këshilla pasuesit tim”, tha Lajçak.

Ai tha se pasuesi i tij në këtë detyrë do të vijë “herët a vonë”, por shtoi se “procesi nuk ka filluar ende”.

“Dhe pasi të zgjidhet pasardhësi, atëherë sigurisht që do të kemi shumë për të ndarë. Por për momentin, ka vetëm një Përfaqësues Special të BE-së dhe ju po flisni me të tani, dhe ekipi është këtu. Dhe, siç thashë, ne jemi vërtet plotësisht të fokusuar në punën tonë dhe përgatitjen e hapave tanë të ardhshëm”, tha Lajçak.

Të martën e javës së kaluar Lajçak erdhi të martën në Kosovë, nga ku njoftoi se do të mbetet në pozitën e të dërguarit për dialogun deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Megjithëse mandati i tij i rregullt përfundon në fund të gushtit dhe nga 1 shtatori do të duhej ta niste punën si ambasador në Zvicër, ai ka thënë se i është kërkuar që të mbajë edhe pak pozitën që ka dhe se ka shumë punë për të bërë deri sa të largohet përfundimisht.

Vizita e fundit në Prishtinë, e më pas edhe në Beograd, ai tha se “ka të bëjë me mënyrën e ripërqendrimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë hapash konkret do të ndërmarrim”.

“Nuk mendoj që është vizita ime e fundit në Prishtinë pasi që më është kërkuar që të vazhdojë deri në fund të janarit. Pra ka ende mjaft kohë dhe punë që duhet të bëjmë”, tha ai në Prishtinë, pas një takimi që e pati me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?