Kosova në pritje të raportit të Borrellit për masat e BE-së

Kosova në pritje të raportit të Borrellit për masat e BE-së

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është ende në finalizim të raportit për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Në BE thonë se së shpejti raporti do t’i dorëzohet vendeve anëtare, mirëpo shtojnë se s’ka një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Pavarësisht kësaj, në Qeverinë e […]

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është ende në finalizim të raportit për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në BE thonë se së shpejti raporti do t’i dorëzohet vendeve anëtare, mirëpo shtojnë se s’ka një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Pavarësisht kësaj, në Qeverinë e Kosovës deklarojnë se raporti do t’i dorëzohet Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe se rekomandimi pritet të jetë pozitiv. Heqjen e masave ndëshkuese e presin edhe analistët politikë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress, thotë se raporti për masat ndaj Kosovës ende nuk është dorëzuar dhe s’ka një datë se kur do të ndodh kjo. Megjithatë, deklaron se raporti do t’i dorëzohet së shpejti vendeve anëtare. “Raporti nuk është dorëzuar ende dhe asnjëherë nuk kemi shpallur një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023. Këshilli (Shtetet Anëtare të BE-së) ftoi Përfaqësuesin e Lartë Borrell që të paraqesë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Raporti është ende në finalizim dhe së shpejti do t’u paraqitet Shteteve Anëtare në Këshill”, thuhet në përgjigjen e  tyre për KosovaPress.

 

Vlerësime pozitive për heqjen e masave ndëshkuese pret analisti politik, Dorajet Imeri.

Ai deklaron për KosovaPress, se Bashkimi Evropian duhet të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës sa më shpejtë. “Bashkimi Evropian duhet që me urgjencë të trajtojë largimin e menjëhershme të masave që ka vendosur ndaj Kosovës. Për shkak të vendosjes së institucioneve dhe ri mbajtës së zgjedhjeve në veri. Çdo vonim i mëtejmë i këtyre masave do të nënkuptonte një dënim të pashembullt për Kosovën që nuk është proporcionale  me atë siç evropianët mund të procedojnë si pa dëgjueshmëri”, thotë ai.

Në anën tjetër nga ekzekutivi janë optimist se në raportin e Borrell rekomandohet largimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ditë më parë, zëvendëskryeministri për integrime evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi tha se ka informacione se përmbajtja e raportit të Borrell do të jetë pozitive.

Dëmet që iu kanë shkaktuar Kosovës nga masat ndëshkuese sipas raportimeve llogariten të jenë rreth 300 milionë euro Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?