Ish-pjesëtari i UÇK-së rrëfen sesi serbët ia vranë vajzën 10-vjeçare: Gjaku i saj i qoftë falë këtij dheu

Ish-pjesëtari i UÇK-së rrëfen sesi serbët ia vranë vajzën 10-vjeçare: Gjaku i saj i qoftë falë këtij dheu

Enver Hajdari, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), ka rrëfyer për datën 10 qershor 1999, e cila për fëmijët shënoi një ditë të veçantë gëzimi, por edhe një ditë tragjike për shkak të humbjes së vajzës së tij, Besmires. Hajdari në Debat Plus, ka përshkruar momentin e rëndë të vrasjes, kur plumbi nga serbët […]

Enver Hajdari, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), ka rrëfyer për datën 10 qershor 1999, e cila për fëmijët shënoi një ditë të veçantë gëzimi, por edhe një ditë tragjike për shkak të humbjes së vajzës së tij, Besmires.

Hajdari në Debat Plus, ka përshkruar momentin e rëndë të vrasjes, kur plumbi nga serbët i kishte marrë ëndrrat e lirisë një vajze të vogël, 10-vjeçare.

“Atë ditë kur u shënua festa, gëzimi i popullatës, me datë 10 ka qenë gëzimi më i madh i fëmijëve përpos neve. Po atë ditë, kemi parë në sytë e fëmijëve që gëzimi më i madh ka qenë i tyre sepse ëndrrat e tyre kanë qenë të mangëta sepse u ka munguar çdo gjë që i ka një fëmijë. Vajza ime ka qenë 10-vjeçaree tre muaj, sot kam edhe fletore të saj, kam shkrime kur ka qenë nxënëse shembullore, me të gjitha pesëshe, ka shkruar për Drenicën, duke na parë neve është frymëzuar”, ka thënë Hajdari.

Ai ka thënë se në orën 04:10 të mëngjesit së datës 11 qershor forcat paramilitare serbe kanë gjuajtur me armë dhe një plumb e kishte rrokur Besmiren, vajzën e tij.

“Me 11 qershor, iu shuan ëndrrat e lirisë, në atë mëngjes rreth orës katër të mëngjesit. Ndodhi kështu, ajo pjesa e lugit ka qenë ku serbët dhe paramilitarët kanë qenë mbi atë lugë të madh diku 200 metra larg. Pjesa tjetër kah Sllatina ka qenë ushtri jugosllave apo serbe, tash prej mllefi ashtu po mendoj unë prej humbjes që kurrë përjetë në Kosovë nuk do të shkelë këmba e serbi, atë ditë ata janë shfryrë në popullatë, dhe kanë qenë diku mbi 8 mijë vetë të sistemuar në atë lugë, në ato mundësi të rrethanave të luftës. Dhe atë natë 4:10 e mëngjesit kanë gjuajtur dhe një plumb e ka rrok Besmiren në gjumë”, ka thënë ai.

Në ato momente ai tregoi se si u përpoqën ta shpëtonin, por nuk patën fat pasi vajza ishte e mitur dhe plumbi e kishte shpuar përtej.

“Ne kemi pasur edhe mjekë të luftës, edhe në ato momente janë munduar ta japin ndihmën e parë, të gjitha ishin dalur përjashta, kur e kuptuan që është vrarë secili erdhën për ngushëllime. Në atë moment e kam marrë në dorë, me mjekët, por s’ka pasur fat, sepse vajza ka qenë e mitur, dhe plumbi e ka shpuar përtej ishte mbuluar në gjak. Asnjë familje nuk e përjeton mirë humbjen e një familjari e sidomos evladin është e rëndë”, ka rrëfyer Hajdari.

Më pas ai ka treguar se Besmiren e kishin varrosur në mal. Pas pesë gjashtë muajve, ata morën mundësinë për t’a varrosur siç duhet.

Ai ka thënë se Besmirja, vajza e tij, shkoi me ëndrrën dhe lirinë e Kosovës.

Por, Hajdari ka thënë se qëllimi kryesor për ta ishte çlirimi i Kosovës, dhe ai ka pasur fatin që të kontribuojë si pjesëtar i UCK-së dhe të japë gjak për vendin e tij, si shumë shqiptarë të tjerë.

“Por një qëllim ka qenë kryesor te na, ka qenë çlirimi, dhe kam pasur fatin që edhe si pjesëtarë i UCK, por edhe gjak ia kam falë këtij vendi si shumë shqiptarë të tjerë. Në ato momente nuk i kemi pasur mundësit me varros ashtu siç i ka hije në martiri apo dëshmori, e kemi varrosur në mal, dhe mbas pesë gjashtë muajve e kemi marrë dhe sot Besmira është shkuar me ëndrrën dhe lirinë e Kosovës. Gjaku i Besmirës dhe shumë tjerëve i qoftë falë këtij dheu”, ka deklaruar tutje Hajdari në Debat Plus.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?