I nxehti përvëlues, vdesin 14 pelegrinë të Haxhit në Mekë

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të të nxehtit përvëlues.Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se 14 shtetas të saj kanë vdekur për shkak të valës së të nxehtit, dhe 17 të tjerë janë zhdukur. Kryqi i Kuq iranian ka konfirmuar, po ashtu, që pesë […]

Kryqi i Kuq iranian ka konfirmuar, po ashtu, që pesë pelegrinë iranianë kanë vdekur, por pa përmendur arsyet.

Zyrtarë të Jordanisë kanë thënë se janë duke vazhduar kërkimet për të zhdukurit.

Haxhi është një prej tubimeve më masive në gjithë botën.

Më shumë se 1.8 milion pelegrinë janë duke marrë pjesë në ceremoninë e këtij viti, sipas autoriteteve saudite.

Në të kaluarën është raportuar për katastrofa vdekjeprurëse, por këtë vit sfidë kryesore ka qenë i nxehti.

Ditët e fundit temperaturat kanë arritur në deri 46 gradë Celsius, duke bërë që ritualet që duhet të kryhen në këmbë në ambiente të jashtme, të jenë tepër sfiduese, sidomos për të moshuarit.

Pelegrinazhi do të përfundojë të mërkurën.

Autoritetet saudite kanë thënë se kanë marrë masa për të lehtësuar të nxehtin, përfshirë shpërndarjen e ujit dhe këshillimin e pelegrinëve se si të mbrojnë veten kundër diellit.

Vitin e kaluar është raportuar për 240 persona të vdekur përgjatë pelegrinazhit. Katastrofa më e madhe përgjatë Haxhit është raportuar më 2015, kur kanë vdekur më shumë se 2.000 njerëz.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?