Hezbollahu shënjestron kazermat izraelite pas vdekjes së komandantit islamist

Hezbollahu shënjestron kazermat izraelite pas vdekjes së komandantit islamist

Hezbollahu, grupi militant i Libanit, ka thënë të dielën se ka shënjestruar me dron të armatosur një pozicion ushtarak në veri të Izraelit, si përgjigje për vrasjen e një komandanti. Izraeli dhe ky grup, që përkrahet prej Iranit, dhe është aleat me Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit […]

Izraeli dhe ky grup, që përkrahet prej Iranit, dhe është aleat me Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – kanë shkëmbyer sulme gati çdo ditë në zonën kufitare, prej nisjes së luftës në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.

Njoftimi i Hezbollahut ka ardhur disa orë pasi është publikuar një video në të cilën tregohen lokacionet e shënjestruara në Izrael, teksa rriten shqetësimet për një konflikt të madh në mes të dy armiqve.

Të shtunën, grupi Jamaa Islamiya ka bërë të ditur vdekjen e njërit prej komandantëve, Ayman Ghotmeh, duke thënë se ai është vrarë “në bastistjet e zionistëve” në Kaira, në zonën lindore Beka të Libanit.

Izraeli e ka konfirmuar më vonë kryerjen e sulmit, duke thënë se Ghotmeh ka qenë përgjegjës për furnizim me armë të forcave Fajr, krahut të armatosur të grupit Jamaa Islamiya, por edhe të militantëve të Hamasit.

Tensionet kufitare janë rritur edhe më shumë në ditët e fundit, pasi ushtria izraelite ka thënë të martën se plani për një ofensivë në Liban është “miratuar dhe legjitimuar”.

Shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, është përgjigjur me kërcënimet që asnjë pjesë e Izraelit nuk do të mbetet pa u prekur, në rast të një lufte të plotë.

Si pasojë e dhunës kufitare janë vrarë të paktën 480 njerëz në Liban, shumica prej tyre luftëtarë, por në mesin e tyre edhe 93 civilë, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Autoritetet izraelite kanë thënë se të paktën 15 ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë në veri të shtetit.

Ushtria izraelite ka nisur fushatë ushtarake për të shkatërruar Hamasin, pas sulmit të pashembullt të militantëve të grupit, në jug të Izraelit, më 7 tetor.

Në atë sulm janë vrarë rreth 1.200 izraelitë dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?