Hapja e urës së Ibrit, opozita kërkon koordinim me aleatët

Hapja e urës së Ibrit, opozita kërkon koordinim me aleatët

Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë është një çështje tepër e rëndësishme dhe duhet të trajtohet me shumë seriozitet. Kështu mendon numri dy i Qeverisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Zhvarc në një prononcim për Kosovapress. Sipas zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla forcimi i sovranitetit pa rritur rrezikun është strategjia më frytdhënëse e ekzekutivit. Ajo paralajmëron hapa pozitiv […]

Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë është një çështje tepër e rëndësishme dhe duhet të trajtohet me shumë seriozitet. Kështu mendon numri dy i Qeverisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Zhvarc në një prononcim për Kosovapress. Sipas zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla forcimi i sovranitetit pa rritur rrezikun është strategjia më frytdhënëse e ekzekutivit. Ajo paralajmëron hapa pozitiv në këtë temë, por shton se janë të vetëdijshëm që nuk duhet të rrezikojnë sigurinë e vendit.

“Edhe tema e urës edhe tema të tjera janë tema që duhet të trajtuar me seriozitet nga institucionet tona si nga ato lokale ashtu edhe ato qendrore. Strategjia e kësaj qeverie në forcimin e sovranitetit pa rritur rrezikun është strategjia më frytdhënëse që kemi parë gjatë 25 vjetëve të fundit. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë hapa pozitiv, ndërkohë jemi shumë të vetëdijshëm që nuk duhet të rrezikojmë territorin tonë, qytetarët dhe institucionet tona të sigurisë…Në momentin që do të ketë lëvizje ju do të jeni dëshmitarë të lëvizjeve dhe do t’i shihni”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, hapjen e urës së Ibrit e mirëpret edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por theksojnë nevojën e koordinimit me aleatë, pasi kanë dyshime se ky vendim është duke u marrë për agjenda elektorale. Ai ngreh dyshime se ky veprim po bëhet për agjenda elektorale. Pavarësisht kësaj, Tahiri kërkon koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hapjen e urës, në mënyrë, siç thotë mos të ketë kthim prapa të këtij vendimi.

“Kur qeveria merr një veprim, pyetja e parë që shtrohet është për çka po e marrim këtë veprim. Cili është qëllimi? A është qëllimi para zgjedhjeve me i tregua popullit që po i bëjmë do veprime në veri pasi s’ka bërë asgjë. Apo me të vërtet është qëllimi me forcua integritetin dhe sovranitetin tonë në atë pjesë. Për me bërë këtë pjesë duhet me pas një bashkëpunim dhe bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht…Ura duhet të hapet mirëpo kur të hapet ura shteti nuk guxon të kthehet prapa. Unë nuk e kam problemin e hapjes së urës pasi duhet të hapet. Duhet me na ndihmua Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet të tjera që të hapet ura. Por unë kam problemin se këta marrin vendim për targa pastaj kthehen, marrin vendim për zgjedhje pastaj i organizojnë prapë. Unë e kam problem se me bërë me hap urën dhe me dal KFOR-i me thënë se s’bën me kalua andej, ku po mbet sovranitetin dhe integriteti”, deklaron Tahiri.

Ndërkaq, analisti politik, Dritëro Arifi, deklaron se s’pret as shumë presion të aleatëve ndërkombëtar për mos hapjen e urës së Ibrit, pavarësisht se vendet e QUNIT-it dhe KFOR-i kanë deklaruar se nuk është momenti që ura të hapet. Ai thotë se hapja e urës së Ibrit është më shumë çështje humane dhe të drejtave të njeriut, andaj duhet t’i jepet drita e gjelbër.

“Qeveria e Kosovës duhet në heshtje që të bëjë këtë veprim, të hap urën por pa shumë zhurmë. Realisht presioni i madh që mund të ekzistojë nuk është siç ka qenë më parë, por edhe qëndrueshmëria e komunitetit serb nuk është siç ka qenë më parë. Në një mënyrë është një pozitë e favorshme por duhet të bëhet me hapa të kujdesshëm. Hapja e urës do të ndodh shumë shpejtë, sepse është më shumë një çështje humane dhe të drejtave të njeriut, se që krijon probleme. Mendoj se më shumë do të afrojë komunitetit serb që të integrojë në institucionet e Kosovës. Duhet me një vetëdijesim dhe bashkëpunim që kur të hapet ura mos të ketë protesta apo kundër efekt apo ndonjë notë verbale nga partnerët evropian”, thekson Arifi.

Rihapja e urës së Ibrit ishte paraparë në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2015 në Bruksel. Edhe pse 6 vite më parë kanë përfunduar punimet me investime milionëshe të BE-së, ura vazhdon të jetë e mbyllur për automjetet. Pavarësisht kësaj, BE-ja ka deklaruar se nuk është momenti që ura të hapet për shkaqe të sigurisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?