Gjysma e invalidëve të UÇK-së pajisen me proteza të reja

Gjysma e invalidëve të UÇK-së pajisen me proteza të reja

Gjysma e invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë aplikuar për proteza të reja në Fondin për Sigurime Shëndetësore. Megjithatë përkujdesjen e shtetit ndaj tyre, ish ushtarakët e vlerësojnë të dobët. “Mas 1 ore e gjysmë rashë në mina, e humba një pjesë të këmbës”. Ecjen e bën me vështirësi. Kjo pasi invalidi i luftës, […]

Gjysma e invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë aplikuar për proteza të reja në Fondin për Sigurime Shëndetësore. Megjithatë përkujdesjen e shtetit ndaj tyre, ish ushtarakët e vlerësojnë të dobët.

“Mas 1 ore e gjysmë rashë në mina, e humba një pjesë të këmbës”. Ecjen e bën me vështirësi. Kjo pasi invalidi i luftës, Sami Zena, protezën nuk e ka ndërruar që gjashtë vjet.

Mirëpo me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për mbulim të shpenzimeve të invalidëve, ai është në pritje të një proteze të re.

“Po kemi apliku, na u ka aprovu qetash për me u maru të reja. Normal çdo katër vjet, si të shkon katër vjet, të vret e tana”, tha invalidi i luftës, Sami Zena.

Se invalidët e luftës po pajisen me proteza e thonë edhe nga Fondi i Sigurimeve të Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbulimin e shpenzimeve të Invalidëve të Luftës së UÇK-së, për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike është duke u zbatuar”, thuhet nga Fondi i Sigurimeve të Kosovës.

E për ndërrimin e tyre, ata janë informuar edhe nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“I kemi informu edhe ne si shoqatë ngase shumica prej tyre kanë pasë dalë jashtë kohës, 4-5 vite nuk i kanë rregullu protezat. Dhe të gjithë i kemi ftu, i kemi thirrë në telefon, i kemi çu në komision në QKUK dhe kanë apliku”, tha kryetari i SHIL-UÇK, Fadil Shurdhaj, raporton tëvë1.

Nga kjo shoqatë bëjnë të ditur se për gjysmën prej tyre tashmë janë duke u rregulluar protezat.

“Deri më tani janë mbi 50 aplikues të cilët kanë apliku në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Shumica prej tyre edhe janë pajisur me fletëzotimin për mjetet financiare”, tha Shurdhaj.

Mirëpo në përgjithësi, ish-ushtaraku Hysen Gecaj thotë se shteti nuk po përkujdeset për ta.

“Nuk mbështeten dhe kjo është kategoria më e cënume për fat të keq, a kategoria që është vlera më e madhe e këtij vendi”, tha Gecaj.

Deri tash në Kosovë janë të evidentuar 105 invalidë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?