Gjykimi për 180 kg kokainë: Dëshmitari thotë se të akuzuarit i kishte dhënë 17 mijë euro borxh për ta ndërtuar shtëpinë

Gjykimi për 180 kg kokainë: Dëshmitari thotë se të akuzuarit i kishte dhënë 17 mijë euro borxh për ta ndërtuar shtëpinë

Në rastin ku Bashkim Kolshi po akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpëlarje parash, dëshmitari i mbrojtjes Besfort Kolshi ka deklaruar se të akuzuarit i kishte dhënë  17 mijë euro borxh, kur ky i fundit kishte qenë duke e ndërtuar shtëpinë. Fillimisht, dëshmitari Besfort deklaroi se është djali i axhës së të akuzuarit […]

Fillimisht, dëshmitari Besfort deklaroi se është djali i axhës së të akuzuarit Bashkim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të të akuzuarit Bashkim, Kujtim Kërveshi, dëshmitari tha se të akuzuarit borxhin ia kishte dhënë në vitin 2011, kur sipas tij, ai kishte qenë duke ndërtuar shtëpinë në fshat.

Ndërsa, tha se edhe i akuzuari Bashkim kishte punuar në Gjermani për më shumë se 20 vite.

Po ashtu, dëshmitari Besfort tha se edhe pas vitit 2011 ka vazhduar të ketë raporte të mira me të akuzuarin Bashkim.

“Po po, si jo. Kemi pas raporte, jemi taku familjarisht normal. Raporte të mira gjithmonë”, tha dëshmitari Besfort.

Ndërkaq, në pyetjet e prokurores Merita Bina-Rugova, dëshmitari Besfort tha se i akuzuari Bashkim në Gjermani ka jetuar rreth 130 kilometra larg tij.

I njëjti deklaroi se përveç atyre 17 mijë euro, të njëjtit i kishte dhënë borxh edhe disa hera tjera, e që sipas tij kanë qenë shuma të vogla, 1 mijë – 2 mijë euro.

Mirëpo, tha se për ato 17 mijë euro i ka mbetur ende borxh.

Ndërsa, në pyetjet e trupit gjykues të udhëhequr nga gjykatësi Lutfi Shala, dëshmitari Besfort deklaroi se ato para ia kishte dhënë “cash”.

Gjykatësi Shala konstatoi se ky ka qenë edhe dëshmitari i fundit i mbrojtjes.

Kurse, sa i përket administrimit të provave materiale, trupi gjykues vendosi që prokurores Bina-Rugova t’i jepte kohë që secilën prej tyre t’i paraqiste të elaboruara me shkrim.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Bashkim Kolshit, të cilin e akuzon për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.

Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se i pandehuri Kolshi e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019. Aktakuzën e plotë për këtë rast mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?