Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. “Më 14 qershor Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe Veselit në vendime me vete, dhe konstatoi për të dy të akuzuarit se ekziston ende rreziku që të pengojnë ecurinë e procesit […]

“Më 14 qershor Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe Veselit në vendime me vete, dhe konstatoi për të dy të akuzuarit se ekziston ende rreziku që të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera”, tha në një konferencë për media, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

“Në vendimet e tyre, gjykatësit theksuan se emrat dhe të dhënat personale të disa prej dëshmitarëve tejet të cenueshëm do të vazhdojnë t’i jepen Mbrojtjes dhe me to do të njihen edhe të akuzuarit, dhe se lirimi i një të akuzuari që ka dijeni për informacion të ndjeshëm nuk do të ndihmonte mbrojtjen efikase të dëshmitarëve që ende nuk kanë dhënë dëshmi.

Në këtë drejtim, Trupi Gjykues rikujtoi edhe konstatimet e veta të mëhershme se duket që të akuzuarit u kanë dhënë vizitorëve informacion lidhur me dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur dhe, në rastin e z. Thaçi, ai përcolli udhëzime për një dëshmitar të ardhshëm lidhur me formën dhe përmbajtjen e dëshmisë që do të jepte”, tha mes tjerash zëdhënësja e Dhomave të Specializuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?