Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin e Policisë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin e Policisë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje

Gjashtë raste të dhunës në familje janë në raportin e sotëm 24-orësh të Policisë së Kosovës. Në Fushë Kosovë është arrestuar një grua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit me të cilin bashkëjetonte. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. “Fushë Kosovë / 23.06.2024 – 00:00. Është arrestuar e dyshuara femër […]

Gjashtë raste të dhunës në familje janë në raportin e sotëm 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në Fushë Kosovë është arrestuar një grua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit me të cilin bashkëjetonte.

E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë / 23.06.2024 – 00:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasoj e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Në Podujevë një burrë është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka rrahur bashkëshorten e tij.

“Podujevë / 22.06.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti  i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj e cila si pasojë  ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Një tjetër person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Edhe ai është dërguar në mbajtje.

“Podujevë  23.06.2024, 21:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i  njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërkaq në Shtime një person dyshohet se e ka rrahur vëllain e mitur dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Shtime / 23.06.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur, viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në Malishevë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje një burrë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Malishevë  23.06.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërsa në Skënderaj një grua ka raportuar se janë fjalosur me një grua tjetër. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

“Skenderaj  23.06.2024, 13:30.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje janë fjalosur me të  dyshuarën femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?