Gërvalla e Bislimi vihen në aksion kundër BE-së e Lajçakut

Gërvalla e Bislimi vihen në aksion kundër BE-së e Lajçakut

Zëvendëskryeministrat e Kosovës duket se kanë nisur një valë të re të kritikave ndaj Bashkimit Evropiane dhe emisarit evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Brenda 24 orëve zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimit dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla kanë fajësuar BE-në për masat ndaj Kosovës dhe për kushtëzimin e mjeteve nga Fondi i Rritjes, i […]

Zëvendëskryeministrat e Kosovës duket se kanë nisur një valë të re të kritikave ndaj Bashkimit Evropiane dhe emisarit evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Brenda 24 orëve zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimit dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla kanë fajësuar BE-në për masat ndaj Kosovës dhe për kushtëzimin e mjeteve nga Fondi i Rritjes, i cili është një instrument i ri financiar i BE-së për vendet e Ballkanit.

Ndonëse masat dhe kushtet ndaj Kosovës janë vendosur nga vendet anëtare, ata kanë drejtuar gishtin nga BE-së, duke kursyer vendet anëtare.

Ndonëse parat nga Fondi i Rritjes do të varen nga vlerësimi i Lajcakut, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dje ka thënë se emisari i BE-së nuk vendos për këtë çështje, transmeton nacionale.

“Tash situata është pak më e komplikuar, për arsye se si parakusht për disbursimin e pjesës së parë nga Fondi i Rritjes apo Groëth Plan që prite të bëhet në korrik bëhet pas një vlerësimi të Lajçakut që bëhet rreth konstruktivitetit të palëve”, ka thënë Bislimi, pas mbledhjes se Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

Ai e ka pranuar se parat e fondit në fjalë për Kosovën dhe Serbinë do të varen nga konstrktiviteti i këtyre shteteve në procesin e dialogut të Brukselit.

E ky konstruktivitet do të varet nga ajo se në ç’masë palët e pranojnë edhe planin e sekuencimit si bazë. Serbia do ta ketë sfidë të thotë që unë e kam një plan të sekuencimit të një marrëveshje të cilën nuk e njoh se ekziston. Serbia do të detyrohet të pranojë që ka një marrëveshje me Kosovën dhe duhet ta zbatojë të njëjtën”, është shprehur Bislimi.

Sipas tij, Lajçak nuk është ai që vendos për fondet.

Lajçaku nuk vendos për fondet. Lajçaku raporton për konstruktivitetin e palëve; raport ky që pastaj përdoret nga komisioni për të vlerësuar në qoftë se do të disbursojnë mjetet apo jo”, është shprehur Bislimi.

Edhe më e ashpër me BE-në ka qenë Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo ka dhënë se as Bashkimi Evropiane nuk e di pse ia ka vendosur Kosovës masat ndëshkuese.

Mendoj se problemi që nuk po hiqen masat është sepse askush nuk po e di për çka janë vendosur. Ka pasur një kërkesë për deeskalim, deeskalimi ka ndodhur para muajsh dhe askush nuk po është në gjendje të konstatoj se çka duhet të bëj Kosova”, ka thënë ajo.

Shefja e diplomacisë kosovare ka fajësuar BE-në për vendosjen e këtyre masave.

Sipas saj, kjo është paaftësi e Brukselit dhe jo e vendeve anëtare të BE-së.

“Prandaj, kam vendosur që të mos i komentoj ato masa, sepse me duken tërësisht të pakuptimta. Dhe e dyta, janë shprehje e paaftësisë së Brukselit. Pra të Bashkimit Evropian, jo të shteteve anëtare, por të strukturave burokratike të BE-së për të gjetur zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo, duke shtuar se BE-ja po bën eksperimente me Kosovën.

Prandaj, bëhen eksperimente, prandaj bëhet propozime të cilat tre ditë më pas ndryshojnë. Kështu që, detyre e jona është që të jemi konstruktiv në proces, të vijmë vazhdimisht me propozime të cilat i ndihmojnë komunitetit jo shqiptar në Kosovë, pra komunitet serb, boshnjak, ashkali, romë, egjiptian dhe gjithë të tjerëve, dhe të mos bëjmë gabime, ose të paktën të mos kontribuojmë në përkeqësimin e gabimeve që janë bërë në të kaluarën”, ka thënë Gërvalla.

Nuk dihet nëse këto kritika kanë të bëjnë me vazhdimin e mandatit të Lajçakut si emisar i BE-së deri në muajin janar. Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi të martën ka vizituar Prishtinën. Pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi, emisari i BE-së nuk ka paralajmëruar ndonjë raund të ri të bisedimeve në mes të dy palëve. Nga të dy palët ai ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri me tani në procesin e Brukselit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?