FFK ankohet sërish në UEFA për mesazhet armiqësore të tifozëve të Serbisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se ka paraqitur ankesën e radhës në UEFA lidhur me përsëritjen e sjelljes me retorikë nacionaliste dhe raciste së tifozëve serbë në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit C në Euro 2024, ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë, që u zhvillua sot pasdite në Munih. “FFK dënon […]

“FFK dënon thirrjet e tilla nacionaliste dhe vendosjen e flamurit serb me hartën e Kosovës me mbishkrimin “S’ka dorëzim”. Përsëritja e sjelljeve të tilla në stadiumet e futbollit edhe pas dënimeve të UEFA-së është e papranueshme, por njëherësh kërkon edhe rigorizitet më të madh nga organet vendimarrëse të UEFA-së”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Sipas FFK-së, mesazhet e tilla me retorikë shoviniste janë skandaloze, në kundërshtim me vlerat që përçon sporti dhe minojnë parimet bazë të UEFA-së.

“I bëjmë thirrje edhe një herë organeve të UEFA-së që të jenë rigoroze ndaj përsëritjeve mesazheve të tilla armiqësore ndaj vendit tonë, si anëtar i barabartë me të gjitha vendet e tjera në familjen e futbollit evropian dhe njëherësh nga organizatorët që të rrisin vigjilencën për të mos lejuar shfaqjen e mesazheve të tila”, thuhet tutje në komunikatë.

FFK thekson se do të vazhdojë të promovojë vlerat e vërteta të futbollit dhe unitetin e respektin ndaj të gjithë të përfshirëve në futboll.

Do theksuar se organet e UEFA-së e kanë dënuar dje Federatën e Futbollit të Serbisë me 10 mijë euro gjobë për shkak të mesazheve dhe thirrjeve kundër Kosovës në ndeshjen e parë që Serbia e zhvilloi kundër Anglisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?