Eksperti i sigurisë: Përkundër përpjekeve të 24 shtatorit, Serbia nuk ia arriti ta destabilizojë Kosovën

Eksperti i sigurisë: Përkundër përpjekeve të 24 shtatorit, Serbia nuk ia arriti ta destabilizojë Kosovën

Sa i përket armatimit që po gjendet në lokacione të ndryshme në veri, Eksperti i Sigurisë, Fatmir Çollaku ka thënë se për një kohë të gjatë në veri të Kosovës, janë kontrabanduar armë dhe kanë ekzistuar grupe ilegale. “Gjetjet e fundit të armëve ilegale në veri të Kosovës dhe gjetjet e tjera identifikimi I armëve […]

“Gjetjet e fundit të armëve ilegale në veri të Kosovës dhe gjetjet e tjera identifikimi I armëve që ka ndodhur më herët janë tregues që në kosovë në pjesën veriore për një kohë të gjatë janë kontrabandu armë dhe të gjithë e dijmë që kanë ekzistu grupe ilegale dhe përfaqësues të institucioneve paralele që në vazhdimësi kanë kontrabandu armë, kanë bërë përpjekje për një organizim illegal të një rezistence të armatosur ndaj Kosovës dhe sistemit të Sigurisë,” ka thënë Çollaku.

Teksa thotë se sulmi i Banjskës së 24 shtatorit të vitit të kaluar e shpërfaqi përgatitjen e strukturave të koordinuara nga Beogradi.

“Në 24 shtator të vitit të kaluar u dëshmua se përgatitjet e këtyre strukturave të instrumentalizuara dhe të koordinuara mirë nga Beogradi pra u bë realtitet, e u shpërfaq në publik në kuptimin e njojhes ndërkombëtare të kësaj situate, se në Kosovë kanë vepruar dhe ende ka mbetje të këtyre veprimeve, nënkupton pajisjet armët dhe personat që ende ilegalisht frekuentojnë veriun e Kosovës por gjithënjë në numër të reduktuar,” ka u shpreh Çollaku, në RTV Dukagjini.

E punën e Policisë së Kosovës, e lavdëron e poashtu thotë se duhet inkurajuar që të vazhdojnë punën për të identifikuar të gjithë personat që mund apo kanë kryer vepra penale.

Ai shtoi se ani pse Serbia u mundua ta destabilizojë Kosovën, nuk ia doli.

“Aksionet e Policisë duhet përshëndetur, rezultatet e punës policore duhet përshëndetur, duhet falënderuar si qytetarë të Kosovës dhe i inkurajoj ata që të bëjnë punën e tyre në zbulim dhe identifikim të përsonave të dyshuar që mund të kenë kryer dhe kryjnë vepra penale, prandaj si qytetar i Kosovës dhe profesionist i fushës së Sigurisë mund të ndihem edhe krenar edhe i sigurt, i sigurt se Policia e Kosovës dhe sistemi i sigurisë po funksionon mirë, kurse krenar që kundrejt propagandës së koordinuar mirë të Serbisë përkundër mbështetjeve dhe inkurajimit nga ana e Serbisë te grupet paralele, grupeve kriminale që i pamë në 24 shtator, përkundër krejt këtyre përpjekjeve për ta destabilizuar Kosovën, nuk ia arritën dhe kemi shumë arsye me besu që nuk do ia arrijnë as në të ardhmen,” tha njohësi i Sigurisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?