Edhe pas një viti Pallati i Drejtësisë me të njëjtën sfidë: Deri në 30 gradë brenda sallave, vështirësohet puna

Edhe pas një viti Pallati i Drejtësisë me të njëjtën sfidë: Deri në 30 gradë brenda sallave, vështirësohet puna

Me rritjen e temperaturave, është vështirësuar puna në sallat e gjykimit në Pallatin e Drejtësisë, kjo për shkak se temperaturat brenda këtyre sallave shënojnë deri në 30 gradë. Monitoruesit që janë vazhdimisht pjesë e procesit të monitorimit, vërejnë se gjendje pothuajse e njëjtë është në të gjitha sallat në Objektin D dhe se kjo gjë […]

Monitoruesit që janë vazhdimisht pjesë e procesit të monitorimit, vërejnë se gjendje pothuajse e njëjtë është në të gjitha sallat në Objektin D dhe se kjo gjë po vështirëson punën, raporton Betimi për Drejtësi”.

Naim Rrustemi nga Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka thënë se është intervenuar në hapjen e dritareve dhe në një pjesë të klimatizimit, por që ka nevojë ende të investohet.

“Shoqatat Sindikale të Pallatit të Drejtsisë në vazhdimësi ka ngritur shqetësimet e saja lidhur me problematikat e ndryshme të cilat e kanë penguar punën normale të të gjithë të punësuarve në Pallatë dhe të palëve, duke ju drejtuar me shkresa të gjitha institucioneve relevante, madje ka përdorur edhe protestën lidhur me sajimet e këtyre problemeve. Dhe KGJK dhe SKGJK ka adresuar këto shqetsime tek Ministria e cila është kompetente për mirëmbajtjen e Pallatit. Dhe mbas gjitha këtyre kërkesave është intervenuar duke bërë: 1- Hapjen e dritareve të objektit të Pallatit në masën e mbi 95% të tij 2- Klimatizimi është rregulluar në një masë, por jo të kënaqshme”, thuhet në përgjigjen e Rrustemit.

Ai tha se shqetësimet më të mëdha shfaqn në Objektin D, ku ka më shumë palë.

Ndryshe më 26 gusht të vitit 2022 punëtorët e Pallatit të Drejtësisë kishin protestuar për kushtet jo të mira të punës në këtë objekt dhe atë për temperaturat e larta dhe mosfunksionimin e sistemit të klimatizimit brenda këtij objekti.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në tetor të vitit 2022 kishte marrë vendim për reduktimin esencial të aktiviteteve të punës në Objektin C të Pallatit të Drejtësisë, aty ku janë të vendosura Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, për shkak të mungesë së oksigjenit dhe problemeve shëndetësore që iu shfaqeshin  punëtorëve dhe stafit shkak i gjendjes së objekteve

Po ashtu në korrik të 2023 KGJK kishte paralajmëruar ndërpreje të punës në Pallatin e Drejtësisë për shkak të temperaturave të larta si pasojë e mungesës së klimatizimit, duke u drejtuar një letër të hapur udhëheqësve të institucioneve të Kosovës për përmirësim të gjendjes.

Temperaturat deri në 35 gradë, puntorët e gjykatave po alivanosen pas mosfunksionimit të sistemit të ajrojses

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?