E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Qeni i presidentit amerikan Joe Biden, ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret derisa e kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Biden kishte nxjerrë për ta shëtitur qenin në kopshtin Kennedy gjatë 12 shkurtit të vitit të kaluar, kur kafshoi një agjent të Shërbimit Sekret i cili iu kishte afruar […]

Qeni i presidentit amerikan Joe Biden, ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret derisa e kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Biden kishte nxjerrë për ta shëtitur qenin në kopshtin Kennedy gjatë 12 shkurtit të vitit të kaluar, kur kafshoi një agjent të Shërbimit Sekret i cili iu kishte afruar presidentit amerikan për ta ndihmuar në diçka – thuhet në dokumentet që i ka siguruar ABC News, transmeton Telegrafi.

“Derisa po ecja në drejtim të tij për t’u siguruar nëse ka nevojë për ndihmë, qeni vrapoi dhe më kafshoi kraharorin e djathtë, e largova menjëherë dorën dhe thash jo. Ai sërish mu vërsul dhe më kafshoi kraharorin e majtë për herë të dytë”, ka thënë agjenti.

Në e-mailet e dërguara thuhet se ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim në lëkurë apo të ketë ndonjë kockë të thyer, por se palltoja e agjentit kishte shenja të kafshimit nga qeni.

E pas raportimit për një sulm tjetër ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret, ka lindur një lloj nervozizmi.

“A ka mundësi të gjejmë ndonjë mënyrë që të mos sulmohemi nga qeni”, tha një agjent i paemëruar i Shërbimit Sekret.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?