DASH: Synimi afatgjatë i politikës amerikane është fund me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

DASH: Synimi afatgjatë i politikës amerikane është fund me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Në një përgjigje ekskluzive nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gazetën Express kanë thënë se qëndrimi i Washingtonit zyrtar sa i përket procesit të normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë s’ka ndryshuar dhe se synimi afatgjatë i politikës amerikane është që në fund të dy shtetet ta njohin njëra-tjetrën.   Në pyetjet  rreth deklarimeve […]

 

Në pyetjet  rreth deklarimeve të fundit të ambasadorëve amerikanë në Prishtinë dhe Beograd rreth çështjes së njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, një zëdhënës i DASH ka thënë se qëndrimi i SHBA s’ka ndryshuar dhe se Washingtoni e përkrah dialogun e lehtësuar nga BE si e vetmja rrugë për të arritur normalizim, paqe e raport produktiv mes dy vendeve.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar.Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie të normalizuar, paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”, ka thënë ky zëdhënës për Gazetën Express.

Ai ka shtuar se e ardhmja e të dy vendeve është në institucionet evropiane dhe se normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara.

Nga DASH kanë potencuar se presin që Kosova dhe Serbia t’i respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjet e arritura pa vonesa dhe parakushte.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha angazhimet e tyre të Dialogut plotësisht dhe pa vonesa apo parakushte.Synimi afatgjatë i politikës së Shteteve të Bashkuara është një përfundim me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar për Gazetën Express ky zëdhënës i DASH.

Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeffery Hovenier, në një organizim të Economist Impact ka thënë se finalja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të mbyllet me njohje reciproke dhe asgjë më pak. Ndërsa ambasadori në Beograd, Christopher Hill, i pyetur nëse mendon që Serbisë duhet t’i kushtëzohet hyrja në BE me njohjen e Kosovës, ka thënë se s’është i një mendimi të tillë dhe se mes dy shteteve do të ketë normalizim, siç po kërkon Bashkimi Evropian.

Përderisa duke komentuar deklarimet ambasadorit e Hill, nga Brukseli kanë deklaruar të enjten se Serbia s’mund të hyjë në BE pa e normalizuar raportin me Kosovën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?