BE ia bën të qartë Serbisë: S’mund të anëtarësohet pa normalizim me Kosovën

BE ia bën të qartë Serbisë: S’mund të anëtarësohet pa normalizim me Kosovën

Bashkimi Evropian ia bëri të qartë Serbisë, se pa normalizim të raporteve me Kosovën nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Megjithatë Bashkimi Evropian, nuk është shprehur qartë nëse njohja formale e Kosovës nga Serbia do të jetë kusht për Serbinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha prapë se “qëndrimi […]

Megjithatë Bashkimi Evropian, nuk është shprehur qartë nëse njohja formale e Kosovës nga Serbia do të jetë kusht për Serbinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha prapë se “qëndrimi i bllokut rreth kësaj çështjeje mbetet i pandryshuar”.

“Qëndrimi i BE-së rreth kësaj nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjti, siç është thënë në të kaluarën dhe siç është cekur në kriteret e anëtarësimit. Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë, nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, tha Stano.

Bashkimi Evropian tashmë zyrtarisht e ka ndryshuar kapitullin e 35, ku në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, normalizimi  i raporteve me Kosovën është përfshirë si kusht.

Këto deklarata zyrtare, BE-ja i bën pasi ambasadori i SHBA-së në Serbi,  Christopher Hill, në të përjavshmes NIN nga Beogradi, tha se njohja “formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE”.

 

Por në lidhje me deklarimet e Christofer Hill, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, duke cituar kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, shkroi se “është i paimagjinueshëm anëtarësimi në BE pa njohje reciproke”.

Kancelari  Scholz, këtë deklaratë e kishte bërë  gjatë vizitës së tij në Kosovë, në qershor të vitit 2022.

“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende. Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, shkroi  Rohde në platformën X.

“Një marrëveshje politike mes të dy vendeve është një kusht i rëndësishëm për investime dhe vende pune e me këtë edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. E qartë është se marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse, është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”, kishte deklaruar Olaf  Scholz më 2022.

Por, kur është fjala tek zbatimi i marrëveshjeve, Bashkimi Evropian, për herë të parë e qortoi Serbinë se e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, duke lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ndonëse marrëveshja e ndalon një gjë të tillë.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit është e vlefshme dhe plotësisht detyruese për të dyja: Kosovën dhe Serbinë. Kjo përfshin edhe Nenin 4. Lobimi i Serbisë kundër Kosovës është shkelje e qartë e kësaj marrëveshje”, tha Stano.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?