Azemi kundërshton Bislimin: Kemi mungesë të punëtorëve me shifër marramendëse

Azemi kundërshton Bislimin: Kemi mungesë të punëtorëve me shifër marramendëse

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, ka kundërshtuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili ka theksuar se liberalizimi i vizave nuk ka ulur mungesën e fuqisë punëtore. Azemi për Bisilimin ka thënë se ka një shkëputje totale nga punëtorët e sektorit privat, duke shtuar se kjo e bën atë të shqetësuar. Sipas […]

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, ka kundërshtuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili ka theksuar se liberalizimi i vizave nuk ka ulur mungesën e fuqisë punëtore.

Azemi për Bisilimin ka thënë se ka një shkëputje totale nga punëtorët e sektorit privat, duke shtuar se kjo e bën atë të shqetësuar.

Sipas tij, shumë kompani private për çdo ditë kanë mungesë të punëtorëve në Kosovë.

Azemi ka shprehur shqetësimin se për një kohë të shkurtër mund të mbyllen institucionet kryesore të shëndetësisë dhe të arsimit, teksa shtoi se ka mungesë të fuqisë punëtore me një shifër marramendëse.

“Ndihem keq që kam një zëvendëskryeministër të tillë. Ndihem keq, sepse ky ka një shkëputje totale me punëtorët e sektorit privat në  veçanti. Kjo më bën të shqetësuar edhe më shumë. I shpjegoj atij se është marre kjo çfarë po them, një zëvendëskryeministër që më udhëheq dhe mua vërtet të tregon se nuk dinë asgjë. Unë kam komunikim me shumë kompani private, për çdo ditë kemi mungesë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës… Me plot përgjegjësi po e them unë frikësohem se organet vitale të shëndetësisë, të arsimit për një kohë të shkurtër mund të ndodhë se mund të kemi mbyllje. Kemi mungesë të fuqisë punëtore, jo një shifër të vogël, por marramendëse”, ka deklaruar Azemi në emisionin “FIVE”.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka deklaruar se liberalizimi i vizave nuk ka çuar në një largim masiv të fuqisë punëtore nga vendi.

Ai ka theksuar se vetëm të moshuarit kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të vizituar familjarët jashtë vendit, duke mos ndikuar negativisht në tregun e punës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?