AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencuara, ndryshe do të ndëshkohen

AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencuara, ndryshe do të ndëshkohen

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që therja e kurbaneve me rastin e festës së Kurban Bajramit, të bëhet vetëm në thertoret e licencuara nga kjo agjenci. Kjo për shkakun se therja jashtë këtyre objekteve jo vetëm që përbën shkelje ligjore, ajo rrezikon edhe shëndetin e përgjithshëm publik, përcjell Klankosova.tv. Po ashtu nëse […]

Kjo për shkakun se therja jashtë këtyre objekteve jo vetëm që përbën shkelje ligjore, ajo rrezikon edhe shëndetin e përgjithshëm publik, përcjell Klankosova.tv.

Po ashtu nëse therjet kryhen në vendet jo të lartcekura, AUV thotë se ata do të ndëshkohen.

“Të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 16 Qershore e diele ju apelojmë qe therjen e kurbaneve ta bëni vetëm në thertoret e licencuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë”, thuhet në komunikatën e AUV-it.

“Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përbën shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rrisin rrezikun e kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit. Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike”.

“Në transport të përdorin mjete adekuate duke respektuar kushtet për mirëqenie të kafshëve. Tregtimet të bëhen në tregjet e autorizuara ose blerjet direkte nga ferma, tregtimet në hapësira tjera do të pengohen dhe ndëshkohen”.

Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve.

“Duhet secili ta ndjejmë si obligim qe mos të krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike, në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?