Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, dyshohet se rrahu burrin me të cilin po bashkëjetonte

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë-Kosovë ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit me të cilin ishte duke bashkëjetuar. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, pas intervitimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur të dielën dhe është cilësuar si “dhunë në familje”. […]
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, pas intervitimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur të dielën dhe është cilësuar si “dhunë në familje”.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /BetimipërDrejtësi












