Aksioni i Policisë në veri: Në kërkim janë edhe dy persona, dyshohet se bashkëvepruan me Spasojeviqin

Aksioni i Policisë në veri: Në kërkim janë edhe dy persona, dyshohet se bashkëvepruan me Spasojeviqin

Aksioni i Policisë së Kosovës i realizuar të enjten në fshatin Uglarë të Zubin Potokut rezultoi me sekuestrimin e armëve dhe mjeteve eksplozive, si dhe arrestimin e një personi. I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet, teksa mëson se edhe dy persona të tjera ndodhen në arrati. Personi që përfundoi […]

Personi që përfundoi në pranga të Policisë për përdorim dhe mbajtje ilegale të armës është Stefan Spasojeviq – fotografia e të cilit u publikua dje.

Përveç në shtëpinë e tij, gjatë aksionit që u zhvillua në Uglarë, Policia ka kryer bastisje edhe në dy lokacione të tjera, ndërsa të dyshuarit ende s’janë kapur.

Siç mëson Sinjali, personat që po kërkohen nga Policia janë Dusan Jankovic dhe Jovan Djukic. Disa nga armët e sekuestruara janë gjetur në shtëpinë e këtij të fundit.

Spasojeviq, Jankovic dhe Djukic po dyshohen se në bashkëveprim kanë poseduar dhe përdorur armë ilegale dhe gjësende të tjera të kundërligjshme.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, si dhe kanë dhënë detaje për operacionin e zhvilluar.

“Si rezultat i angazhimit dhe punës së zyrtarëve policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një Laptop, një Granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik. Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb. Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?