Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Klinë, lëndohen 7 persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në magjistralen Gjakovë – Klinë, fshati Mrasor. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka treguar se shtatë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit “Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur […]
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka treguar se shtatë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit
“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj për Express
Më tutje Elezaj ka treguar se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.












