Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano reagon për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar “Skënderbeu” në Gjenevë

Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano reagon për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar “Skënderbeu” në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB, kishte raportuar gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch. Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo […]

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB, kishte raportuar gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.

Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut. je ragim i tille sot ka ardhur edhe ne redkasine e gazete szvcierane ne sqhip Le canotn27.ch nga amabsada shipatre ne Tiranë i cli akt ehste denuar ashper, ku kerkohet nga autorititetet kantonale te ndriohet rasti dhe te denohen autoret e kesaj vepta te pahijshme.

« Në mbrëmjen e së premtes së kaluar, në Gjenevë është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, çfarë të bën të mendosh se në Zvicër ka njerëz që shqetësohen prej atij busti e prej simboleve kombëtare shqiptare të eskpozuara në publik. Kryetari i Bashkisë së Gjenevës ka reaguar sakaq, duke shfaqur kështu ndjeshmërinë e vet ndaj provokimeve që synojnë të nxisin tensione mes grupeve e pakicave etnike në qytetin e tij, dhe ky është një sinjal i mirë që u dërgohet shqiptarëve të fyer prej këtij gjesti… » thuhet neder tjera ne reagimin e ambasadotrit shqiptar z. Mustafa Nano në Bernë të zvcrës.

Ne vazhdim të këtij njoftimi thuhet se « policia ka filluar hetimet, dhe ne duhet të presim përfundimin e këtyre hetimeve, me shpresën se akti në fjalë është thjesht një vandalizëm urban, sidoqë është vështirë ta heqësh mendjen prej skenareve të tjera me sfond nacionalist e antishqiptar. Lëri të tjerat, por akti është i përsëritur.Nëse është ky rasti, atëherë është për të ardhur keq që ngjarje të tilla ndodhin në Zvicër, vendin e bashkëjetesës në diversitet par excellence. Është për ardhur keq gjithashtu që ka njerëz, të cilët nuk kanë ardhur në Zvicër për të nxënë e përfituar prej modelit të saj, por për të shpalosur e nxitur paragjykime, mllefe e animozitete, me të cilat janë mbrujtur në vendin e tyre të origjinës. »

Për fund « Ambasada e Shqipërisë e dënon aktin në fjalë jo thjesht se ai ka synuar të lëndojë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, por edhe se e sheh këtë si një akt jomiqësor ndaj Zvicrës, që me modelin e vet rreket të përcjellë mesazhin e harmonisë, e jo të përplasjes, ndëretnike. Ne ju bëjmë thirrje shqiptarëve me banim në Zvicër të kenë besim te puna e autoriteteve zvicerane për ta zbardhur e ndriçuar ngjarjen. » thuhet ne reagimin e  ambasadorit shqiptar z.Nano në Bernë, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?