Zgjedhjet në Turqi: Opozita kryeson me vota në Stamboll dhe qytete të tjera

Zgjedhjet në Turqi: Opozita kryeson me vota në Stamboll dhe qytete të tjera

Rezultatet preliminare nga zgjedhjet lokale të së dielës tregojnë se partia kryesore opozitare e Turqisë është gati të mbajë kontrollin mbi qytetet vendimtare, duke i dhënë një goditje të fortë ambicieve të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të rimarrë këto bastione urbane. Me rreth 20 për qind të votave të numëruara, Ekrem Imamoglu, kreytari në […]

Rezultatet preliminare nga zgjedhjet lokale të së dielës tregojnë se partia kryesore opozitare e Turqisë është gati të mbajë kontrollin mbi qytetet vendimtare, duke i dhënë një goditje të fortë ambicieve të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të rimarrë këto bastione urbane.

Me rreth 20 për qind të votave të numëruara, Ekrem Imamoglu, kreytari në detyrë nga Partia Popullore Republikane (CHP), kryeson në Stamboll, qyteti më i madh dhe qendra ekonomike e vendit, siç raportohet nga transmetuesi shtetëror TRT, transmenton AP.

Edhe kryetari Mansur Yavas, që përfaqëson CHP-në, duket në rrugën e duhur për të siguruar një fitore në Ankara. Sipas shifrave fillestare të TRT, CHP kryeson në 35 nga 81 provincat e Turqisë.

Ky rezultat zgjedhor shihet si një matës i popullaritetit të Presidentit Erdogan, pasi ai synoi të rimarrë kontrollin e zonave kryesore urbane të humbura nga opozita pesë vjet më parë.

“Le të kthehet Stambolli te pronarët e tij të ligjshëm … Ju duhet ta shpëtoni këtë qytet të lashtë nga shtypja e CHP,” u tha Erdogan pjesëmarrësve në një nga dy fjalimet parazgjedhore që ai mbajti në qytetin më të madh të Turqisë, duke iu referuar partisë opozitare Republikane Popullore ( CHP).

Fusha kryesore e betejës për presidentin Erdogan ishte Stambolli, një metropol me 16 milionë banorë që ka rëndësi personale për të si vendlindja, edukimi dhe pikënisja e rrugëtimit të tij politik kur ai mori postin e kryetarit gjatë 1994-ës.

Për opozitën – e ndarë dhe e demoralizuar pas një disfate në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të kaluar – mbajtja e Stambollit dhe Ankarasë do të ishte një nxitje e madhe dhe do të ndihmonte në rimobilizimin e mbështetësve.

Përafërsisht 61 milionë individë, mes tyre mbi një milion votues për herë të parë, kishin të drejtë të merrnin pjesë në zgjedhjet për komunat metropolitane, kryetarët e qyteteve dhe rretheve, si dhe administratat e lagjeve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?