Vuçiq takon ambasadorët e QUINT-it për Kosovën

Vuçiq takon ambasadorët e QUINT-it për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti një takim në Beograd me ambasadorët e vendeve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania). Në takimin e nisur pak pas orës dhjetë, morën pjesë ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, përkatësisht Christopher Hill, Edward Ferguson, Pierre Cauchard, […]

Në takimin e nisur pak pas orës dhjetë, morën pjesë ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, përkatësisht Christopher Hill, Edward Ferguson, Pierre Cauchard, Luka Gori, Anke Konard, si dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre.

Siç njofton televizioni publik serb, RTS, në takim ka qenë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

Temë diskutimi e takimit ka qenë situata politike në Kosovë.

Takimi i mbajtur paraditen e së mërkurës, pasoi një postim të Vuçiqit një ditë më parë në Instagram, ku shkroi se Serbinë e presin ditë të vështira.

“Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit… Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare, si të Serbisë ashtu edhe të Sërpskas. Në ditët në vijim do ta informoj popullin e Serbisë për të gjitha sfidat që na presin”, thuhet në mesazhin e tij të publikuar më 26 mars.

Në Bruksel të hënën ka përfunduar pa marrëveshje takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit si mjet pagese me para në dorë, është i ndaluar në Kosovë që nga muaji i kaluar.

Një rund i ri i dialogut, siç është paralajmëruar, do të mbahet më 4 prill.

Përdorimi i dinarëve për pagesat me para të gatshme në Kosovë është ndaluar që nga 1 shkurti, kur Banka Qendrore e Kosovës nxori një vendim pwr zbatimin e rregullores e cila përcakton euron si valutën e vetme të vendit për pagesa me para të gatshme.

Kjo çështje shkaktoi edhe mosmarrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë ka vite që merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatët perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë dekretin për t’u dhënë kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me praktikën e re.

Në një intervistë së fundi për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se propozimet për dinar, të cilat bien ndesh me dekretin e Bankës Qendrore të Kosovës, nuk do të pranohen.

Palët kishin afat deri më 22 mars për të paraqitur propozimet e tyre për t’u diskutuar në mbledhjen e 25 marsit. /rel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?