Vota kundër Kosovës për KiE, Abazoviq: Qeveria e re s’ka vizion të njëjtë, ne e mbështetëm në mandatin tim

Vota kundër Kosovës për KiE, Abazoviq: Qeveria e re s’ka vizion të njëjtë, ne e mbështetëm në mandatin tim

Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Abazoviq e arsyetoi kështu qëndrimin e vendit të tij, kundër Kosovës në KiE. “Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është […]

Abazoviq e arsyetoi kështu qëndrimin e vendit të tij, kundër Kosovës në KiE.

“Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën”, ka thënë Abazoviq.

I pyetur për mungesën e rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Abazoviq bëri një apel për të dyja palët.

“I kemi humbur 20 vite, nuk mund të presim edhe 20 të tjera, por duhet të jemi konkretë. Unë e mbështes gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ftoj të dyja palët, qeveritë, udhëheqësit të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen për të ardhmen e atyre njerëzve që jetën e tyre e shohin në rajon”, ka shtuar ai.

Sa i takon procesit të rëndësishëm zgjedhor në të cilin do të përfshihet Bashkimi Europian, Abazoviq u shpreh se një triumf i ekstremit të djathtë nuk do të ndihmonte zgjerimin e bllokut europian.

d

“Do të jetë mesazh shumë i keq për ne sepse askush nuk do të kthehet në të shkuarën. Ideja është të kemi vizion për të ardhmen. Duhet të shohim më shumë solidaritet në Europë, jo të kundërtën. Unë mbështes partitë që promovojnë zgjerimin. Duhet të kuptojmë se zgjerimi nuk është vetëm në dobi të vendeve tona, por është investim në sigurinë dhe të ardhmen e Europës”, ka theksuar ish-kryeminsitri në një intervistë në Euronews Albania në Bruksel,

Përtej bashkëpunimit të mirë me presidenten aktuale të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Abazoviq sheh nevojën për një frymë të re.

“Të jem i sinqertë, mendoj se do të jetë mirë për Komisionin Europian që të rifreskohet. Mendoj se në disa aspekte mund të jetë më konkret, të prodhojë më shumë rezultate. Mendoj se Europa mund të jetë më produktive se tani”.

Kujtojmë se Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Me 31 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, është miratuar opinioni pozitiv i raportueses, Dora Bakoyannis.

Përpos Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës ka votuar edhe përfaqësuesja e Malit të Zi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?