Vjosa Osmani shpërblen me tender 100 mijë euro kompaninë që i kryente shërbime VV-së gjatë fushatës

Presidenca e Kosovës, në krye me Vjosa Osmani ka shpërblyer me një tender prej 100 mijë euro një kompani që ka lidhje me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. “Shërbime për aktivitete protokollare”, kështu quhet tenderi i cili ishte hapur më 03.08.2023 nga zyra e Presidencës së Kosovës. Tenderi përmban brenda vetes furnizim me çanta të […]
“Shërbime për aktivitete protokollare”, kështu quhet tenderi i cili ishte hapur më 03.08.2023 nga zyra e Presidencës së Kosovës.
Tenderi përmban brenda vetes furnizim me çanta të letrës për bartjen e dhuratave protokollare me llogo të Presidencës, duksa me kapelë të shtypur me llogo institucionale, maica me llogo, dronë, karriga plastike, shtiza për flamuj, e të tjera.
Në këtë tender kishin aplikuar tri kompani, ku kriteri i dhënies së këtij tenderi ishte ai ekonomikisht më i favorshëm:
- “EUROPRINTY, Hekurudhës, Fushë Kosovë, me vlerë totale të ofertës – 53,052.80 euro
- “VM3 SH.P.K., Prishtinë, me vlerë totale të ofertës – 99,851.60 euro
- “Ndërmarrja Tregtare Grafike, Blendi O.P,. Gustav Majer nr.13, Prishtinë, me vlerë totale të ofertës- 99,767.11 euro.

Siç ka parë Periskopi, nga dokumentet e publikuara në KRPP, më datë 08.09.2023, Presidenca ka shpallur fitues kompaninë “Ndërmarrja Tregtare Grafike, Blendi O.P,. ” SHPK, që kishte çmimin më të lirë dhe sipas Presidencës ishte në rregull me dokumentacionin.



Periskopi ka gjetur se kompania e cila ka fituar këtë tenderë nga Presidenca ka pasur kontratë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas formularit “Lista e donacioneve të Subjekteve Politike për zgjedhjet lokale të vitit 2021” që LVV e ka të dorëzuar në Komisionin Qendre të Zgjedhjeve, figuron se nga kjo kompani ishin blerë shërbime.
“Shtypja e materialeve reklamuese”. Kështu quhet shërbimi që Vetëvendosje e kishte blerë nga NTG “Blendi” në vlerë prej 10, 015.26 euro. Në këtë formular janë paraqitur financuesit e partisë dhe disa kompani nga të cilat janë blerë shërbime për fushatë.

Kjo kompani nuk figuron për herë të parë për lidhjet e saja me pushtetin aktual të LVV-së.
Në vitin 2022, edhe Minsitria e Punëve të Brendshme, e cila udhëhiqet nga ministri, Xhelal Sveçla kishte tentuar të lidhë kundërligjshëm kontratë me kompaninë që VV e kishte angazhuar në zgjedhje. Por, në atë kohë edhe më skandaloze ka qenë fakti që ministria kishte vendosur që të furnizohej me produkte kundër COVID-19 nga një shtypshkronjë.
Për më shumë lexoni lajmin e plotë: Ministria e Sveçlës tentoi të lidhë kundërligjshëm kontratë me kompaninë që VV e kishte angazhuar në zgjedhje /Periskopi/Enis Rrustemi/












