Vazhdojnë luftimet përreth spitalit Shifa në qytetin e Gazës

Vazhdojnë luftimet përreth spitalit Shifa në qytetin e Gazës

Ushtria izraelite njoftoi të enjten për luftime përreth spitalit Shifa në qytetin e Gazës, si dhe në Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës e drejtuar nga Hamasi tha të enjten se 62 palestinezë ishin vrarë të mërkurën. Ndërkohë Izraeli tha të mërkurën se do të […]

Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës e drejtuar nga Hamasi tha të enjten se 62 palestinezë ishin vrarë të mërkurën.

Ndërkohë Izraeli tha të mërkurën se do të dërgonte një delegacion të lartë në Uashington, për të diskutuar me zyrtarët e lartë amerikanë lidhur me planet për një ofensivë në Rafah.

Është një ndryshim në qëndrimin e Izraelit që e anuloi një udhëtim të tillë në shenjë proteste, pasi Shtetet e Bashkuara nuk vendosën veton, por thjesht abstenuan ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Një veprim i tillë shkaktoi reagimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, një shenjë e mëtejshme e ndasive në rritje me Uashingtonin, lidhur me luftën.

Megjithëse vizita e delegacionit u anulua, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant ishte në Uashington këtë javë për bisedime me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Zoti Netanjahu ka thënë se një sulm në Rafah është i nevojshëm për të eliminuar çdo kontroll të Hamasit mbi Gazën. Por Shtetet e Bashkuara janë shprehur kundër një ofensive të tillë në qytetin ku strehohen mbi një milion civilë palestinezë që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.

Izraeli ka thënë se do t’i zhvendosë palestinezët në zona të sigurta përpara çdo sulmi ndaj katër batalioneve të Hamasit në Rafah, por nuk ka sqaruar se ku do t’i dërgojë ata.

Kryeministri Netanahu tha se votimi në Këshillin e Sigurimit “inkurajoi Hamasin të mbajë një qëndrim të ashpër dhe të besojë se trysnia ndërkombëtare do ta pengojë Izraelin” të përmbushë synimet e luftës së tij. Izraeli është zotuar të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e ushtrisë së Hamasit dhe lirimin e rreth 10 pengjeve që mbahen nga grupi militant.

Shtëpia e Bardhë tha se është “diçka pozitive” të zhvillohen më shumë bisedime me zyrtarët izraelitë dhe se po diskutohet një datë për mbajtjen e tyre.

Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës e kontrolluar nga Hamasi thotë se të paktën 32,552 vetë janë vrarë gjatë ofensivës së Izraelit, e cila filloi në tetor në përgjigje të sulmit të Hamasit në Izrael që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave, ndërsa u morën peng 250 të tjerë. Më shumë se 100 u liruan në nëntor gjatë një armëpushimi njëjavor./VOA/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?