Trump lëshon një gafë në tubim, thotë se Biden fitoi zgjedhjet ndaj Barack Obamës

Shqetësimet janë rritur në SHBA teksa thonë se ish-presidenti Donald Trump, 77 vjeç, dhe presidenti Joe Biden, 81 vjeç, janë shumë të vjetër për të shërbyer një mandat tjetër mes gabimeve të përsëritura që nga shpallja e fushatave të tyre, Së fundmi është Donald Trump, ai i cili lëshoi një gafë që nuk u kuptua […]
Së fundmi është Donald Trump, ai i cili lëshoi një gafë që nuk u kuptua nga askush sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.
Në një tubim në Dejton, Ohio, Trump përsëri gabimisht iu referua ish-presidentit Barack Obama, këtë herë ndoshta duke ngatërruar veten me Obamën, megjithëse mbetet e paqartë se çfarë mund të ketë dashur të thotë:
“Joe Biden fitoi kundër Barack Hussein Obama. , a ka dëgjuar dikush ndonjëherë për të?” Trump e pyeti turmën, përpara se të shtonte, “çdo shtet i lëvizshëm, Biden mundi Obamën, por në çdo shtet tjetër, ai u vra”, duke lënë të habitur njerëzit se cfarë në të vërtetë dontë të thoshte, kandidati për president të SHBA-ve.
Gafa të llojit të njëjtë, herë pas herë kemi dëgjuar edhe nga presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden, e ku pikërisht ndaj kësaj e ka përdorur Donald Trump, gjatë fushatës së tij, por siç po shihet punët nuk i ka mirë as ky i fundit.












