Toka prej 24 hektarësh, Manastiri i Deçanit e falënderon raportuesen Dora Bakoyannis

Manastiri i Deçanit ka njoftuar zyrtarisht se i është regjistruar prona 24 hektarëshe dhe se sot kanë marrë certifikatën nga Kadastra. Duke njoftuar për regjistrimin e pronës, Manastiri ka falenderuar raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, raporton Express. “Dioqeza dhe Manastiri falënderojnë veçanërisht znj. Dora Bakoyannis për ndihmën e saj”, thuhet […]
Duke njoftuar për regjistrimin e pronës, Manastiri ka falenderuar raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, raporton Express.
“Dioqeza dhe Manastiri falënderojnë veçanërisht znj. Dora Bakoyannis për ndihmën e saj”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti kishte urdhëruar javën e kaluar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë pronën manastirit.
“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kurti në të kaluarën ka qenë njëri ndër kundërshtarët më të zëshëm që këto prona t’i jepen Manastirit. Kjo çështje është riaktualizuar nga shtetet e QUINT’it gjatë qeverisjes së Kurtit sidomos pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Para dy javësh, Qeveria sinjalizoi se është pajtuar që këto prona t’i kalojnë Manastirit të Deçanit pasi ky është një kusht që Kosova të bëjë hapin e radhës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.













