Terroristët e Banjskës mund të gjykohen edhe në mungesë, thotë ish-avokati i Popullit

Terroristët e Banjskës mund të gjykohen edhe në mungesë, thotë ish-avokati i Popullit

Terroristët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit mund të gjykohen edhe në mungesë, dhe për këtë s’ka fare pengesa, sipas ish-avokatit të Popullit, Hilmi Jashari. Përveç tre të dyshuarve që tashmë janë në paraburgim, sipas Jasharit edhe të tjerët mund të gjykohen në mungesë. Ai për Ekonomia Online tha se këtë e […]

Terroristët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit mund të gjykohen edhe në mungesë, dhe për këtë s’ka fare pengesa, sipas ish-avokatit të Popullit, Hilmi Jashari.

Përveç tre të dyshuarve që tashmë janë në paraburgim, sipas Jasharit edhe të tjerët mund të gjykohen në mungesë.

Ai për Ekonomia Online tha se këtë e lejon Kodi Penal, transmeton Klankosova.tv.

Ish-avokati i Popullit, lavdëroi edhe institucionet e drejtësisë për punën që e kanë bërë në këtë rast.

“Në fakt është edhe e pritshme kur kemi parasysh rolin e Serbisë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare mirëpo edhe në Kosovë, por përndryshe edhe përkrahja së paku ndaj informacioneve që kemi mundur me i pa në publik, për organizimin për shtetin dhe logjistike të këtij grupi mirëpo për mua është shumë e rëndësishme se çfarë kanë bërë autoritetet e Kosovës dhe çfarë janë duke bërë në lidhje me këtë rast që procedohet. E para sigurisht se është niveli i zhvillimeve për këtë çështje dhe e di që është ende në proces nga ana e prokurorisë për të përmbyll si hetim penal dhe e dyta është procedimi i saj pastaj mbi bazën e kodit penal të Kosovës”, deklaroi Jashari.

Ai e sheh të arsyeshme që sa më shpejt të përfundojë gjykimi në mungesë i tyre.

Sepse sipas tij kështu i hapet rrugë edhe mundësisë që Kosova të kërkojë ekstradim nga ndonjë shtet evropian.

“Mendoj që Kosova ka bërë një ndryshim të këtij kodi pas ca kohësh me të cilin ka institucionalizuar gjykimin në mungesë. Unë mendoj që nuk ka asnjë pengesë që ky rast të procedohet tamam në institucionet tona, në gjykatat tona penale për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me ketë çështje në pajtim më këtë mekanizëm më institucional që e njohin edhe shumë shtete të Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për gjykimin në mungesë prandaj një proces i tillë do duhej të organizohej patjetër, dhe që përmbyll këtë proces e pastaj pjesa tjetër niveli ndërkombëtarë duhet shqyrtuar me kujdes sepse ndërkohë ka pasur raste për shembull në gjykatat evropiane që janë thelluar me ankesën ndërshtetërore… përndryshe unë mendoj që në Kosovë duhet të shtjellohen edhe hetimi penal edhe procedimi pastaj në procedurë të rregullt penale duke përdorur mekanizmin në fuqi gjykimi në mungesë e që s’paraqet asnjë pengesë që kjo të realizohet në aspektin ligjor e juridik”, u shpreh tutje Jashari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?