Të paktën 16 të vrarë nga sulmet ruse në Odesa dhe Vinitsja

Të paktën 16 të vrarë nga sulmet ruse në Odesa dhe Vinitsja

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas sulmeve me dronë dhe raketa në rajonet ukrainase të Odesës dhe Vinitsjas, thanë zyrtarët lokalë më 15 mars. Ndërkaq, në rajonin kufitar rus të Belgorodit dhe një rafineri në rajonin Kaluga raportohet se janë shënjestruar sërish nga dronët dhe raketat. Sulmet me raketa ruse […]

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas sulmeve me dronë dhe raketa në rajonet ukrainase të Odesës dhe Vinitsjas, thanë zyrtarët lokalë më 15 mars. Ndërkaq, në rajonin kufitar rus të Belgorodit dhe një rafineri në rajonin Kaluga raportohet se janë shënjestruar sërish nga dronët dhe raketat.

Sulmet me raketa ruse në Odesa lanë të vrarë 14 persona dhe plagosën të paktën 46 të tjerë, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Kiper, në një postim në Telegram.

“Si rezultat i sulmeve ruse me raketa, 14 persona janë vrarë, përfshirë banorë lokalë, një mjek dhe punëtorë të shpëtimit”, tha Kiper, duke shuar se në mesin e 46 të plagosurve ishin edhe shtatë punëtorë të shpëtimit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se ka hapur rast për këto sulme, duke shtuar se ka dëme në infrastrukturën civile, ndërtesa dhe makina.

Më herët gjatë ditës, një sulm me dronë në një ndërtesë në Vinitsja, la të vrarë dy persona dhe plagosi katër të tjerë.

Në Rusi, shtet që po mban zgjedhjet treditore presidenciale, u raportua për sulme të dyshuara ukrainase me dronë dhe raketa në rajonin kufitar të Belgorodit.

Ky rajon, sipas zyrtarëve lokalë, ka qenë cak i sulmeve ukrainase për ditë me radhë. Sulmet e fundit kanë plagosur dy persona dhe kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa banimi, duke penguar edhe procesin e votimit, shkroi në Telegram guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov.

Ndërkaq, kanali Baza në Telegram, që ka lidhje me shërbimet ruse të sigurisë, raportoi për zjarr në një rafineri në rajonin Kaluga. Zjarri raportohet se u shkaktua nga rrëzimi i një droni nga sistemet ajrore ruse.

Një burim ukrainas i inteligjencës i tha agjencisë Reuters se sulmi me dron në rafinerinë në Kaluga ka shkaktuar dëme dhe prapa sulmit qëndron shërbimi ushtarak i inteligjencës së Ukrainës. Ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Në ditët e fundit, dronët ukrainas kanë shënjestruar infrastrukturën e energjisë në rajonet ruse, përfshirë rafineri të naftës në rajonet e Rjazanit, Nizhni Novogrodit dhe Leningradit./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?