Tahiri: Ministria e Shëndetësisë për dy vite ia ka dhënë 40 milionë euro kompanisë, “Meditech” – i bëj thirrje Prokurorisë të nis hetimet

Tahiri: Ministria e Shëndetësisë për dy vite ia ka dhënë 40 milionë euro kompanisë, “Meditech” – i bëj thirrje Prokurorisë të nis hetimet

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, nga Kuvendi i Kosovës i bën thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për dhënie të rreth 40 milionë euro tendere, një kompanie e cila furnizon vendin tonë me barna esenciale. Tahiri thotë se nëse ka ardhur në atë pikë që […]

Tahiri thotë se nëse ka ardhur në atë pikë që Ministria e Shëndetësisë t’ia besoj një operatori ekonomik që shtetin e Kosovës ta furnizojë për dy vite me radhë me barna, atëherë pse duhet që kjo ministri të funksionojë.

“E kemi vetëm një operatorë ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë, që në listën esenciale të barnave e furnizon shtetin e Kosovës me barna rreth 22 milionë euro. Në anën tjetër, përvec barnave që i ka 22 milionë euro, i ka edhe 18 milionë tjera në materiale konsumi. Pra, MSH-ja dhe institucionet që janë në kuadër të kësaj Ministrie ia besojnë një operatori ekonomik 40 milionë euro për dy vite shpenzime, kompanisë “Meditech”. Dhe kur kemi fillu me diskutu për cështjen e kontratave burimore, jemi bërë adresë e këtyre cështjeve ku njerëzit na kanë dërgu. Unë nuk e di pse duhet me apsë Ministri të Shëndetësisë. Po ia lajmë krejt këtij operatori. Kur mbërrijmë në një pikë që ia besojmë një operatori të tillë 40 milionë euro për dy vite… a s’ka kompani tjera farmaceutike në Kosovë, vec në një kompani kemi mbetë a.. Kjo është një sfidë e madhe edhe për prokurorë, e lëre ma për deputetë.

Unë sot i bëj thirrje Prokurorisë, me pa që qysh është e mundur 22 milionë euro me furnizu listën esenciale me barna edhe 18 milionë euro me materiale të tjera konsumi. I bëj thirrje Prokurorisë që të filloj një hetim dhe ta shohim a është normale kjo, apo vërtetë është një abuzim i skajshëm”, tha Tahiri në Kuvendin e Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?