Syla kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës dhe të zëvendësit të saj: Tokat ia falen Manastirit por kushtet s’janë plotësuar

Opinionisti dhe gazetari Valon Syla, ka thënë se zëvendësministri i jashtëm dje ka gënjyer së bashku me Ministrinë e Jashtme, të cilët thanë se kushti për Këshill të Europës është plotësuar. Syla në një postim në Facebook, tha se Manastirit të Deçanit ia falen tokën por kushtet s’janë plotësu. Ai ka kërkuar dorëheqje të […]
Syla në një postim në Facebook, tha se Manastirit të Deçanit ia falen tokën por kushtet s’janë plotësu.
Ai ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme, pasi sipas tij është skandal i pa parë.
“Dje zavendes ministri i jeshtem ka rrejt. Cka eshte ma keq, edhe Ministria e Jashtme ka rrejt ne nje note verbale duke insistu qe kushti per Keshill te Europes eshge plotesu. Manastirit ja falen tokat po kushtet sjane plotesu. Sepse kusht kryesor mbi kushte tjera eshte mos me rrejt. Me i rujt aleancat. Kjo qeveri ka rrejt po rren dhe po hup toka, aleate dhe miq.
Doreheqje menihere duhet se kjo eshte skandal i papame. Kosova me kete Qeveri Kurti ka mbet fikall vet. Pa asnje shok. Pa asnje ndihme. Mbreti Kurti eshtw cullak, si ajo legjenda e vjetër Cipridon cullak”, ka shkruar Syla.
Zëvendësministri i jashtëm, Kreshnik Ahmeti, dje tha se ndër tri kushtet që kanë pasur nga KiE ishte edhe prona për manastirin e Deçanit, kusht i cili sipas tij, nga dje është përmbushur dhe se pritet që këtë vit Kosova të anëtarësohet në KiE.
“Nga ato tri kushte ishte edhe kjo për pronën e manastirit dhe si e tillë që nga dje ky kusht është plotësuar, dhe se çështja standardeve dhe kritereve tashme është përmbushur dhe ajo që duhet të ndodhë janë hapat që do t’i ndërmarr KiE që të sigurohet anëtarësimi i Kosovës këtë vit”, theksoi Ahmeti në RTK.
Ndërkaq zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha sot se janë dy kushte të tjera për Këshillin e Evropës.
“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, ka thënë Escobar.












