Shqiptari që i ndihmoi NATO-s ta bombardonte Serbinë

Shqiptari që i ndihmoi NATO-s ta bombardonte Serbinë

Bombardimet e NATO-s mbi shtetin serb, zgjatën për 78 ditë. Por, para se gjithçka të fillonte, forcave amerikane iu duhej një përkthyes, i cili do t’i përkthente informatat nga gjuha shqipe në atë angleze. E kjo punë iu besua shqiptarit nga Kumanova me vendbanim në SHBA, Ajaz Eminit. Tëvë1 në vazhdim iu sjell ekskluzivisht rrëfimin […]

Bombardimet e NATO-s mbi shtetin serb, zgjatën për 78 ditë. Por, para se gjithçka të fillonte, forcave amerikane iu duhej një përkthyes, i cili do t’i përkthente informatat nga gjuha shqipe në atë angleze. E kjo punë iu besua shqiptarit nga Kumanova me vendbanim në SHBA, Ajaz Eminit. Tëvë1 në vazhdim iu sjell ekskluzivisht rrëfimin e shqiptarit që i ndihmoi NATO-s ta bombardonin ushtrinë serbe.

Ishte në prag që t’i bashkohet batalionit Atlantiku.

Por, një thirrje nga ushtria amerikane, ia ndryshoi mendimin.

Është ky Ajaz Emini, që në fillim të vitit ’99, iu bashkua forcave amerikane.

Kjo pasi një operacion i NATO-s, ishte në prag të fillimit kundër shtetit serb, që po kryente krime lufte në Kosovë.

Por, para se gjithçka të niste, amerikanët kishin nevojë për një përkthyes me eksperiencë.

“Në të njëjtën kohë me erdhi oferta, pasi kisha eksperiencë të përkthyesit, më erdhi oferta, sepse trupat amerikane kishin nevojë për përkthyes të kualifikuar dhe ashtu e ndërrova mendjen dhe iu bashkova armatës amerikane”, është shprehur Ajaz Emini.

Emini shton se padurim po e priste ditën e fillimit të bombardimeve.

Por që fillimisht iu nënshtruan trajnimeve ushtarake.

“Pas ushtrimeve, udhëtuam për në bazën amerikane në Gjermani, prej Gjermanisë në Shqipëri, Rinas. Këtu qëndrova në 10 ditët e para, pastaj forcat speciale amerikane erdhën me kërkuan dhe iu bashkëngjita atyre, ishim një grup prej 6 personave, unë dhe pesë ushtarë të forcave speciale dhe kaluam në Kukës”, ka deklaruar Emini.

Ajaz Emini kishte kohë që po punonte si përkthyes në gjykatat amerikane.

Prandaj përvoja profesionale, iu hyri në punë forcave amerikane gjatë bombardimeve.

Kësisoj, informatat që i përkthente shqiptari nga Kumanova, shkonin tek gjenerali, Wesley Clark.

“Gjatë qëndrimit në Kukës, puna jonë ishte t’i merrnim informatat nga grupet vëzhguese të UCK-së në Kosovë, nëpërmjet gjeneralit Kudusi Lame, pastaj unë i përktheja, i kemi pasur hartat topografike në muret e zyrave tona, i përpunonim dhe pastaj bëhej koordinimi i koordinatave…e pastaj verifikoheshin dhe iu jepeshin gjeneralit Hendrix, e pastaj informata kalonte te gjenerali Wesley Clark në Bruksel”, ka thënë Emini.

Ajaz Emini kujton edhe bisedat që i kishte më gjeneralin amerikan që i udhëhoqi bombardimet e NATO-s.

“Gjatë bisedës me gjeneralin John Hendrix, ai vet më tha që dëshira ime më e madhe është që të futemi më këmbësori dhe të shkojmë deri në Beograd edhe në Beograd ta kapi vet Millosheviqin, aq ishte i mllefosur me të”, është shprehur ai.

Pas 78 ditëve të bombardimeve, Kosova më në fund ishte e lirë.

Kjo bëri që forcat paqeruajtëse të NATO-së të futën në Kosovë.

E bashkë me ta, edhe Ajaz Emini.

“Natën e parë e kemi kaluar në Sojevë, me një shtëpi të pakryer, ku dukej se aty kishte qenë si bazë e forcave serbe sepse shiheshin ushqimi dhe shenjat që kishin lënë pas. Pastaj aty ishte edhe një tanke e bombarduar nga NATO”, është shprehur ish-përkthyesi Emini.

Bombardimet e NATO-s që nisën me 24 mars, zgjatën deri me 10 qershor të vitit 1999.

Ndërsa kjo ishte hera e parë që NATO kishte përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?