Serbia-Rusisë: Faleminderit që s’e pranoni Kosovën

Serbia-Rusisë: Faleminderit që s’e pranoni Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë takimit me homologun e tij rus Sergey Lavrov, në Moskë, shprehu “shumë lëvdata e falënderime” për Federatën Ruse, pikërisht që ky shtet nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës. “Ne jemi fort falënderues ndaj Rusisë, kur vije puna te mbështetja e sovranitetit dhe integritetit territorial […]

“Ne jemi fort falënderues ndaj Rusisë, kur vije puna te mbështetja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Përkrahja që na ofroni sa i përket Kosovës, është shumë e rëndësishme për ne. Dhe personalisht të falënderoj ty për mirëkuptimin dhe ndihmën e madhe që na ke ofruar, në secilën situatë , kur ne ju kemi kërkuar ndihmë”,tha Daçiq.

Nga ana e tij, Lavrov i cilësoi raportet ruso-serbe të jashtëzakonshme. Në takim u tha se meritë për këtë aleancë kanë presidentët e dy shteteve, njofton Klankosova.tv.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është ndër presidentët e rrallë që i dërgoi letër uruese për rizgjedhje në krye të Kremlinit, Vladimir Putinit. Ky proces zgjedhor kontestohet nga bota perëndimore. Ndërkohë që janë bërë dy vjet qëkur Rusia ka nisur pushtimin ushtarak të Ukrainës.

“Ne llogarisim që në këtë bisedë, në mënyrë të detajuar do flasim për raportet bilaterale dhe bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare. Natyrisht jemi të interesuar të dëgjojmë vlerësimet tuaja për situtën në Ballkan, ku shumë çka është komplikuar. Ne jemi të interesuar që të mos vije deri te ndonjë krizë e re”theksoi Lavrov.

Serbia përkundër thirrjeve të shumta ndërkombëtare, deri tani ka refuzuar që t’i vendos sanksione Rusisë.

Raportuesja Bakoyannis pro anëtarësimit të Kosovës në KiE: Pakicat do të mbrohen më mirë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?