“S`di pse jam këtu”, “ Të tregoj unë” – Arben Gashi e ‘palavitë’ Liburn Aliun: E thirrni një dost edhe i jepni tender

Po vazhdon debati në Kuvend e Kosovës ku opozita po akuzon pushtetin, LVV për kontratat njëburimore e që sipas tyre me këto veprime dyshohet për korrupsion nga tenderët e negociuar, shkruan Periskopi. Ka qenë ministri i Infrastruktruës Liburn Aliu që ka thënë se nuk e ka të qartë se pse ai është ftuar në këtë […]
Ka qenë ministri i Infrastruktruës Liburn Aliu që ka thënë se nuk e ka të qartë se pse ai është ftuar në këtë seancë.
“Nuk e di pse jam ftuar unë këtu në këtë seancë. Ma mirë kishte me qenë që të ketë një seancë të zakonshme e ku secili ministër do të përgjigjej për ministritë e veta. Nuk e di pse jam këtu”, ka thënë ndër të tjera Aliu.
Por ka qenë shefi i GP të LDK-së Arben Gashi që i ka replikuar duke i thënë Aliu se edhe në ministrinë që drejton ai ka, tendër një burimor.
“E kani kap OSHP, keni emëruar njerëzit e juaj aty. Keni kapur KRRP, keni vendosur njerëz aty, e keni dërguar atë zonjën e juaj shefe të Auditorit. A e din qysh ja bëni ju me tenderët një burimor, e thirrni njërin që e ka një kompani edhe sa pare po i dëshiron për ta kryen këtë punë”, ka thënë Gashi ndër të tjera.
Ai ka thënë se janë me qindra kontrata një burimore në vlerë milionëshe që duhet të hetohen.












