Rusia sërish kërkon debat në OKB mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në OKB mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, që i dhanë fund luftës në Kosovë. Pas dështimit të së hënës për një seancë të tillë, mbajtja e së cilës u pamundësua […]

Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, që i dhanë fund luftës në Kosovë.

Pas dështimit të së hënës për një seancë të tillë, mbajtja e së cilës u pamundësua meqë 12 vende anëtare nuk votuan për kërkesën e Moskës, Rusia sërish shtroi kërkesë për debat me temën “ruajtja e paqes dhe qëndrueshmërisë ndërkombëtare”.

“Nëse mendonit se diplomacia ruse në OKB thjesht do të dorëzohej, atëherë keni gabuar. Ky nuk është stili ynë. Ne kërkuam edhe një herë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për agresionin e NATO-s kundër Jugosllavisë. Pas kundërvënies së fortë të kundërshtarëve tanë, ia dolëm që kryesuesi nga Japonia ta caktojë seancën për të enjten në orën 15:00 në Nju Jork”, shkroi në rrjetin X zëvendës ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyansky.

Por, mundësitë që seanca të mbahet duken të pakta. Hapja e debatit kërkon votë procedurale dhe për t’u miratuar rendi i duhet mbështetja e 9 nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, u tha medieve serbe në Beograd se “Franca ka paralajmëruar se do të kërkojë votë procedurale”, prandaj “seanca sipas të gjitha gjasave nuk do të mbahet”.

Ai theksoi se Rusia nuk e ka miratuar planin e punës së Këshillit të Sigurimit për muajin prill, kështu që Serbia tani po hyn në mes të përplasjeve të fuqive të mëdha, “gjë që nuk ishte qëllimi ynë”.

Të hënën, përfaqësuesi amerikan në OKB, Robert Wood, akuzoi Rusinë se po përpiqet të shfrytëzojë përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, për të shpërndarë propagandën e saj dhe për të nxitur tensionet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Ai ritheksoi qëndrimin amerikan se ndërhyrja ishte një veprim “i domosdoshëm dhe i ligjshëm për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë”.

Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore, ndërsa Serbia e mbështetur nga Rusia kundërshton shtetësinë e saj. Ndonëse e ka shpallur anëtarësimin në Bashkimin Evropian si aspiratë të saj, Serbia ruan lidhje të ngushta me Moskën dhe nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër saj për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve të Beogradit mbi Kosovën.

Vitin e kaluar Serbia u pajtua më një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën e cila parasheh që Prishtina t’u jap më shumë autonomi serbëve të Kosovës, ndërsa Beogradi të njohë “de facto” pavarësinë e saj.

Por, Beogradi tha se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës dhe të mërkurën votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?