Rritja ekonomike, Bajrami publikon një grafik tjetër nga ai që e postoi Murati: Kënd po provoni ta mashtroni?

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami publikoi një grafik për rritjen ekonomike, duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, duke u thirrur po ashtu në të dhëna të ASK-së, paraprakisht publikoi një tjetër grafik për të dëshmuar, siç tha, se “ekonomia e […]

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami publikoi një grafik për rritjen ekonomike, duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, duke u thirrur po ashtu në të dhëna të ASK-së, paraprakisht publikoi një tjetër grafik për të dëshmuar, siç tha, se “ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen”.

Bajrami përmendi në Facebook inflacionin enorm e milionat e shpenzuara në tenderë njëburimor.

“Hekurani qenka bërë kreativ këtë të dielë, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton me poshtë”, shkroi ish-ministrja, duke publikuar një grafik, së bashku me link-un e ASK-së.

“Derisa gjatë këtij mandati ka pasë inflacion enorm mbi 23% në kumulativ (2021: 3.4%; 2022: 11.6%; 2023: 5%; shkurt 2024: 2.2%), janë dhënë mbi 240 milionë euro tenderë njëburimor e investimet kapitale të nivelit qendror në 2023 janë sa ato të vitit 2017 vetëm 349 milionë euro”, shtoi Bajrami.

“Kënd po provoni ta mashtroni?”, shkroi në fund deputetja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?