Reagon DASH për takimin Daçiq-Lavrov: Putinit mos t’i ofrohet platformë për të nxitur agresionin

Reagon DASH për takimin Daçiq-Lavrov: Putinit mos t’i ofrohet platformë për të nxitur agresionin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar ndaj vizitës së ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe takimit me homologun rus Sergei Lavrov. “Ne nuk besojmë se ndonjë vend duhet t’i ofrojë Putinit një platformë për të promovuar ose justifikuar luftën e vazhdueshme kundër Ukrainës”, tha për Evropën e Lirë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Ivica […]

“Ne nuk besojmë se ndonjë vend duhet t’i ofrojë Putinit një platformë për të promovuar ose justifikuar luftën e vazhdueshme kundër Ukrainës”, tha për Evropën e Lirë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ivica Daçiq ka udhëtuar për në Moskë me ftesë të Lavrovit, për të ndjekur ndeshjen miqësore ndërmjet ekipeve të futbollit të Serbisë dhe Rusisë.

Serbia është kombëtarja e parë evropiane që luan në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Beogradi zyrtar nuk ka respektuar sanksionet e Bashkimit Evropian që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia dërgoi trupa në Ukrainë dhe autoritetet në Serbi nuk i kanë ndërprerë kontaktet me Kremlinin.

Shefi aktual i diplomacisë në Serbi, Ivica Daçiq, mbron publikisht qëndrimin se Serbia nuk do t’i vendos sanksione Rusisë sipas kërkesave të Bashkimit Evropian.

Pas takimit, ai në një deklaratë për gazetarët serbë tha se ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën është një “interes jetik shtetëror” për Serbinë.

 

Daçiq ka falënderuar Rusinë për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur ndaj Serbisë kur bëhet fjalë për integritetin territorial dhe sovranitetin dhe çështjen e Kosovës.

“Për ne është me rëndësi jetike të dimë se kemi një zë të sigurt në Këshillin e Sigurimit”, tha Daçiq në një deklaratë për gazetarët nga Serbia.

Beogradi zyrtar llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por po zhvillon një dialog me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve nën patronazhin e BE-së, i cili duhet të rezultojë me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha para takimit se Rusia është e interesuar të “parandalojë krizat e reja” në Ballkan.

Siç shtohet, Lavrov i ka thënë Daçiqit se dëshiron të dëgjojë prej tij një vlerësim për situatën në Ballkan, të cilin e ka vlerësuar si “serioze”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?