Reagim i Dardafonit: Ndërhyrje Flagrante në Sistemin e Drejtësisë

Reagim i Dardafonit: Ndërhyrje Flagrante në Sistemin e Drejtësisë

Në emër të Dardafonit, dëshirojmë të shprehim shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë më të thellë lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Drejtësisë për të suspenduar Përmbaruesin Privat, i cili ishte zgjedhur nga vetë Ministria për të trajtuar lëndën e Dardafonit. Kjo ndodh në një kohë kur gjykata ka konstatuar që ky përmbarues nuk ka […]

Në emër të Dardafonit, dëshirojmë të shprehim shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë më të thellë lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Drejtësisë për të suspenduar Përmbaruesin Privat, i cili ishte zgjedhur nga vetë Ministria për të trajtuar lëndën e Dardafonit. Kjo ndodh në një kohë kur gjykata ka konstatuar që ky përmbarues nuk ka bërë asnjë shkelje të procedurave apo ligjeve në fuqi.

Akti i suspendimit të përmbaruesit, i zgjedhur qëllimisht për të trajtuar një çështje delikate dhe të rëndësishme siç është lënda e Dardafonit, tregon jo vetëm një shkelje të qartë të parimeve të pavarësisë së institucioneve gjyqësore, por edhe një ndërhyrje politike të paprecedentë në vendimet gjyqësore dhe në funksionimin e institucioneve të pavarura.

Veprimi i Ministrisë së Drejtësisë, që vjen pas një periudhe të gjatë të moslejimit të ekzekutimit të lëndës së Dardafonit në arbitrazhin ndërkombëtar që nga viti 2016, ngre dyshime të rënda mbi përpjekjet e qeverisë për të ndërhyrë drejtpërdrejt në raste të caktuara të arbitrazhit ndërkombëtar, duke minuar kështu integritetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Dardafoni kërkon që Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve qeveritare të tregohen transparente në veprimet e tyre dhe të ndalojnë çdo lloj ndërhyrjeje që cënon sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ne theksojmë nevojën urgjente për të respektuar vendimet gjyqësore dhe për të mbështetur funksionimin e paanshëm dhe të pavarur të institucioneve të drejtësisë, si shtylla kryesore e funksionimit të shtetit e së drejtës dhe sistemit të vlerave demokratike të cilat Republika e Kosovës është njohur dhe themeluar.

Dardafoni bën thirrje për rikthimin e menjëhershëm të përmbaruesit në detyrën e tij, për të mundësuar ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si e drejtë e garantuar kushtetuese në kuadër të drejtës për gjykim të drejtë, për të gjithë qytetarët dhe subjektet në Republikën tonë. Ne ritheksojmë gatishmërinë tonë për bashkëpunim me të gjitha instancat institucionale për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të ligjshme për çështjen në fjalë, duke mbrojtur interesat e të gjithë përfshirëve me përkushtimin më të lartë ndaj parimeve të drejtësisë dhe transparencës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?