Rasti ‘400 kg kokainë’, dëshmitarja thotë se ka pasur negocime në mes kompanisë ‘MC FOOD’ dhe asaj nga Brazili për kontratë

Rasti ‘400 kg kokainë’, dëshmitarja thotë se ka pasur negocime në mes kompanisë ‘MC FOOD’ dhe asaj nga Brazili për kontratë

Dëshmitarja Mimoza Haxha punëtore e kompanisë “MC FOOD”, deklaroi se menaxheri i saj, tani i akuzuari Faton Vrajolli, ka negociuar me kompaninë “SEARA” nga Brazili për ripërpilimin e kontratës. Këtë deklarim, dëshmitarja Haxha e ka dhënë në seancën e së mërkurës duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special Valdet Gashi, “Betimi për Drejtësi”. Në […]

Dëshmitarja Mimoza Haxha punëtore e kompanisë “MC FOOD”, deklaroi se menaxheri i saj, tani i akuzuari Faton Vrajolli, ka negociuar me kompaninë “SEARA” nga Brazili për ripërpilimin e kontratës.

Këtë deklarim, dëshmitarja Haxha e ka dhënë në seancën e së mërkurës duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special Valdet Gashi, “Betimi për Drejtësi”.

Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi.

Ajo deklaroi se ka qenë në dijeni për kontejnerin me prejardhje nga Brazili për kompaninë “MC FOOD”.

Sipas saj, porosia ishte bërë në dhjetor të vitit 2020, ndërsa përmes emalit ishte njoftuar se malli është ngarkuar në muajin prill ku edhe kishte pranuar dokumentacionin për konfirmim.

“Pas konfirmimit malli ka arritur në maj në vitin 2021, data e saktë se kur ka arrit në Portin e Durrësit nuk më kujtohet, mirëpo data e saktë e arritjes tek ne, tek kompania më kujtohet 15 maj 2021”, ka thënë tutje Haxha.

Për këtë mall e njëjta theksoi se ka ekzistuar një kontratë nga furnitori “SEARA” nga Brazili, ndërsa sipas saj, artikujt kishin qenë “chicken nuggets”, por që shifrat e mallit ajo tha se nuk i kujtohen.

Ajo tha se ka kaluar kohë dhe se nuk i kujtohen saktë detajet mirëpo, sipas saj ka pasur edhe negocime për sasinë e mallit.

“Po ka pas negocim në sasinë e mallit për shkak se fillimisht është dërguar një kontratë nga “SEARA” ku më pas është kërkuar nga kompania “SEARA” të ri përpilohet për shkak të sasisë së mallit, sa më kujtohet ka qenë kërkesa nga kompania “SEARA” që të ndërrohet sasia e mallit ka qenë problemi i ripaketimit për shkak të Covid-it që ka qenë në atë kohë e kjo ka shkaktu problem” ka thënë Haxha.

Negocimi ose bisedimi i ripërpilimit të kontratës ajo tha së është bërë nga drejtori i Bordit tani i akuzuari Vrajolli.

Por, e njëjta tha se nuk i kujtohet saktë kërkesa e kompanisë “SEARA” se për çfarë produkte duhet të ndryshojnë llojin e paketimit, duke shtuar se qëndron prapa deklaratave të dhëna më parë.

Sipas saj, kur bëhen porosi tjera të llojit të tillë duhet të jetë i njoftuar edhe i akuzuari Izet Sheqiri.

Fillimisht, Haxha deklaroi se nga viti 2015 deri në vitin 2022 në kompaninë “MC Food” ka punuar në pozitën asistente e Departamentit të Importit nën menaxhimin e të akuzuarit Vrajolli.

Haxha ka treguar edhe procedurat e porosive të cilat ajo tha se janë të ndara në dy pjesë, pjesa e Evropës e cila bëhet me kamionë si dhe pjesa e transportit detar me kontejnerë që sipas saj kjo e fundit është menaxhuar nga Vrajolli.

Sipas Haxhës, ka pasur raste kur sasia e mallit nuk është përputhur me sasinë e shkruar në dokumentacion.

“Kur sasia është e vogël, e vogël i referona deri në 10-12 paketa e dërgoj emailin unë tek furnitori, ndërsa kur është sasi më e madhe e dërgon drejtori i Bordit e në këtë rast Fatoni”, tha Haxha.

Dëshmia e Haxhës u përcoll edhe me shumë kundërshtime nga mbrojtësi i të akuzuarit Izet Sheqiri, avokati Besnik Berisha.

Berisha në disa prej kundërshtimeve kërkonte nga trupi gjykues që prokurori Gashi të mos parashtroj pyetje të hapura për dëshmitaren.

E në lidhje me këtë, prokurori Gashi tha se këto kundërshtime po bëhen me qëllim të çorientimit të dëshmitares.

Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.

Në këtë shqyrtim gjyqësor kishte ndryshuar trupi gjykues, ku gjyqtari Arben Hoti është ndërruar me gjyqtarin Valon Kurtaj.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, ka raportuar ekskluzivisht për dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast, ku akuzohet pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, si dhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Në këtë aktakuzë, Prokuroria ka propozuar të konfiskohen 400 kilogramë kokainë, makina, armë e rreth 26 mijë eurove. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?