Raportohet për dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Siri

Raportohet për dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Siri

Të paktën 36 anëtarë të forcave qeveritare siriane janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në provincën veriore të Alepos, tha më 29 mars një monitorues i luftës. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, shënjestruar një […]

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, shënjestruar një depo armësh që i përkiste grupit militant libanez, Hezbollah – që mbështetet nga Irani – në zonën Xhibrin, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos.

Ky grup monitorues ka dokumentuar dhunën në Siri që nga viti 2011.

Kreu i Vëzhguesit sirian, Rami Abdel Rahman, tha se bombardimet izraelite po ashtu shënjestruan disa fabrika në al-Safira, dhe shpërthime janë dëgjuar edhe në perëndim të Alepos.

Ai tha se shpërthime po ndodhin ende në Siri, duke shtuar se numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë nga të plagosurit kanë pësuar lëndime serioze.

“Numri i viktimave në mesin e trupave qeveritare siriane është më i larti, krahasuar me sulmet e mëhershme izraelite që kanë shënjestruar zonat siriane”, tha Vëzhguesi.

Izraeli ka kryer rreth 26 sulme në Siri që nga nisja e vitit 2024, tha grupi.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA, duke cituar burime në ushtri, tha se sulmi ka lënë të vrarë dhe të plagosur civilë si dhe personel ushtarak.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto sulme.

Po ashtu, të enjten mbrëma, milicitë proiraniane u sulmuan nga Izraeli afër Damaskut, ku u vra një person dheu plagosën pesë të tjerë, tha grupi monitorues. Ky sulm goditi selinë e Hezbollaht në al-Bahdalia.

SANA, duke u thirrur në burime ushtarake, tha se Izraeli kreu sulme nga drejtori i Lartësive të pushtuara të Golanit, duke shënjestuar ndërtesa në periferi të Damaskut.

Izraeli ka bombarduar caqe në Siri me qëllim që të godasë forcat iraniane që gjenden atje. Izraeli synon që të parandalojnë Iranin dhe milicitë e tij aleate që të zgjerojnë ndikimin e tyre ushtarak në Siri.

Sulmet izraelite në Siri janë intensifikuar që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?