Qytetarët e veriut nënshkruajnë kontratat, njoftohen se si duhet ta paguajnë rrymën

Qytetarët e veriut nënshkruajnë kontratat, njoftohen se si duhet ta paguajnë rrymën

Pasi qytetarëve të veriut të Kosovës iu dorëzuan faturat fikse të rrymës në fillim të këtij muaji, këto ditë ka nisur nënshkrimi i kontratës me kompaninë serbe, Elektrosever. Baza e të dhënave të konsumatorëve të rinj po përditësohet dhe atyre u janë shpjeguar detyrimet dhe të drejtat në raport me furnizuesin – pra Elektroseverin. Në […]

Baza e të dhënave të konsumatorëve të rinj po përditësohet dhe atyre u janë shpjeguar detyrimet dhe të drejtat në raport me furnizuesin – pra Elektroseverin.

Në një nga nenet e kontratës thuhet se afati i pagesës së faturës është data 28 e muajit, për muajin paraardhës.

Mirëpo, në vlerësimin për energjinë elektrike të shfrytëzuar për muajin shkurt, thuhet se afati i pagesës është 10 mars.

Konsumatorëve të veriut u janë shpjeguar edhe mënyrat se si duhet ta paguajnë rrymën e shpenzuar dhe çështje të tjera teknike.

“Vendosëm t’i vizitojmë ata që e kanë paguar detyrimin. Ekipet tona janë tashmë në terren. Të gjithë ata që kanë paguar një paradhënie për muajin shkurt do t’i jepet një kontratë për të nënshkruar”, tha kompania Elektrosever në një përgjigje për mediumin serb Kossev.

Qytetarët nga veriu i Kosovës kanë mundësi po ashtu të zgjedhin edhe furnizues tjetër të energjisë elektrike, në vend të kompanisë shtetërore serbe, Elektrosever.

“Nëse konsumatori refuzon të paguajë faturën dhe të nënshkruajë kontratën, do të thotë se ai ka zgjedhur Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Përdoruesit do të zgjedhin një furnizues publik – Korporatën Energjetike të Kosovës, e cila është furnizuesi i fundit, në rast se nuk e paguajnë shumën dhe nuk e nënshkruajnë kontratën me ne”, kanë thënë nga Elektrosever.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?