“Qeveria po i “lufton” komunat që s’udhëhiqen nga VV-ja”

“Qeveria po i “lufton” komunat që s’udhëhiqen nga VV-ja”

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Madje nënkryetari i kësaj komune, Vesel Krasniqi, thotë për EO se malishevasit po persekutohen nga Qeveria Kurti. Ai thotë se përkrahje ka pasur vetëm vitin e kaluar me një shumë simbolike. Veseli këtë e sheh si “luftë” politike ndaj komunës së […]

Ai thotë se përkrahje ka pasur vetëm vitin e kaluar me një shumë simbolike.

Veseli këtë e sheh si “luftë” politike ndaj komunës së Malishevës dhe disa komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne kemi bërë edhe deklaratat tona komuna e Malishevës nuk është mbështetur me asnjë projekt edhe për vitin 2024. Kemi pas një shumë solide në vitin 2023 dikund rreth 100 mijë euro, ndërsa për vitin 2024 nuk është ndarë asnjë projekt as një cent deri më tani. Kemi pas thirrje nga ministrat e linjës për bashkëfinancim të projekteve të caktuara. Ne vazhdimisht edhe vitin e kaluar edhe këtë vit kemi dorëzuar projekte mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre, kjo shihet një luftë e brendshme politike ndaj komunës së Malishevës dhe disa komunave tjera të cilat nuk udhëhiqen nga VV. Mendoj se është një persekutim i komunës së qytetarëve të Malishevës në këtë rast sepse edhe ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe ata i paguajn taksa, tatime këtij vendi qoftë nga fusha e biznesit apo si qytetarë dhe sigurisht se Qeveria e Kosovës do i trajtojë të barabartë të gjitha komunat dhe gjithë qytetarët e Republikës së saj”, thotë Krasniqi.

Numri dy i Malishevës thotë se përkundër kërkesave të vazhdueshme, nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Ai përmend edhe dikasteret që kanë ndihmë për bashkëfinancim të prpjekteve.“Po vetëm këtë muajn që lamë pas në muajn shkurt që ka qenë një ftesë nga Ministria e Ambientit pastaj Ministria e Zhvillimit Rajonal ne i kemi dorëzuar diku nëntë projekte të cilat sigurisht se janë projekte të mëdhaja me bashkëfinancim kuptohet dhe ne deri në këtë moment nuk kemi asnjëpërgjigje ne presim që të paktën kësaj radhe Qeveria udhëhiqet nga kryeministri Kurti të reflektojë tek minsitrat e tij që të ndahet buxhet edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thotë tutje Veseli.

E nga buxheti total prej 23 milionë euro që i ka Malisheva, 6 milionë prej janë për investime kapitale. Kjo shumë thotë se do ta transformojë Malishevën për të mirë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?