Qeveria Kurti i gënjeu llapjanët, i lë përfundimisht pa spitalin e Podujevës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shfuqizuar vendimin për funksionalizimin e Spitalit të Podujevës. Ky vendim ishte marrë në vitin 2016, anise sot e kësaj ditë funksionalizimi i këtij spitali nuk ka ndodhur asnjëherë, shkruan Gazeta Insajderi. Vendimi për shfuqizim të vendimit u mor të mërkurën në mbledhjen e bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e […]
Ky vendim ishte marrë në vitin 2016, anise sot e kësaj ditë funksionalizimi i këtij spitali nuk ka ndodhur asnjëherë, shkruan Gazeta Insajderi.
Vendimi për shfuqizim të vendimit u mor të mërkurën në mbledhjen e bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, nga kryesuesi i bordit, Naim Bardiqi, i cili njëherësh është edhe Sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Është bërë një grup punues i cili ka bërë raportin e vlerësimit të gjendjes dhe ka ardhë me rekomandime që në vend të spitalit të përgjithshëm të krijohet një poliklinike për nevojat”, ka thënë Bardiqi.
Por, funksionalizimi i Spitalit të Podujevës ishte premtim elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje.
Më 23 shkurt 2021 ishte anuluar procedura e tenderimit për funksionalizim të Spitalit të Podujevës.
Në krye të ministrisë së Shëndetësisë në atë kohë ishte Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Anulimi për tenderim kishte irrutuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje – që në atë kohë ishin në opozitë.
Shpejtim Bulliqi – si kryetar i Komunës së Podujevës, i kishte shkruar letër ministrit të atëhershëm, Armend Zemaj.
Në letrën e siguruar nga Gazeta Insajderi, Bulliqi ia shprehte Zemajt – “indinjatën e thellë të tij për mosfunksionalizim të Spitalit”.
I kishte quajtur “mashtrues” zyrtarët e LDK-së, për një gjë që edhe tani zyrtarët e partisë së tij (Lëvizja Vetëvendosje) e ka bërë.
Madje, nuk kishte mjaftuar kjo, Shpejtim Bulliqi, kishte dalur në konferencë për media për të folur për një gjë të tillë.
Insajderi ka tentuar që të merr përgjigje edhe sot nga ana e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe zyrtarëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje e që vijnë nga Podujeva, por që nuk kanë qenë të qasshëm në thirrjet e gazetarit.













